Një 20-vjeçar shqiptar i Kosovës, me banim në Londër, është një ndër gjashtë kamikazët e ISIS, që ka hedhur veten në erë në Irak në një sulm ndaj ndërtesave qeveritare në Ramadi.
Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi britanik “The Sunday Times” i cili thekson se bëhet fjalë për shqiptarin Fatlum Shalaku. Ai kishte udhëtuar në Siri në 2013 së bashku me me vëllanë e ij 23-vjeçar, edhe ky i vdekur tashmë në luftimet e muajit mars si xhihadist i ISIS-it.
Dy vëllezërit kishin studiuar në një nga shkollat më të mira të Londrës perëndimore, përpara se të bëheshin pjesë e ISIS dhe më pas të gjenin vdekjen duke luftuar krah organizatës terroriste.










