Anëtari i Komisioni për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, profesori Zejnullah Gruda ka deklaruar se puna e ish-komisionit për shënjimin e kufirit me Malin e Zi është karakterizuar nga mosnjohja e thellë e së drejtës ndërkombëtare, e së drejtës diplomatike dhe sidomos e së drejtës së traktateve, transmeton KP.
Kjo, sipas tij, nuk ka të bëjë vetëm me komisionin, por edhe me një numër të madh aktorësh kosovarë nga fusha e marrëdhënieve me botën e jashtme.
Ai para kabinetit qeveritar është ndalur për punën e ish-komisionit në aspektin e të drejtës ndërkombëtare, dhe vlerësimi i kësaj pune nuk mund të anashkalojë marrëveshjen e 2015 me Malin e Zi për kufirin, me të cilën është cenuar rënd tërësia territoriale e Kosovës, ka thënë Gruda. (b.an)