Depozitat në sektorin bankar të Kosovës deri në qershor të këtij viti, arritën në vlerën prej 2.57 miliardë euro, duke shënuar rritje vjetore prej 6.3 përqind, në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, raporton zëri.info Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK)thuhet se krahasuar me vitin paraprak kemi ngadalësim të rritjes që u reflektua edhe në ecurinë e gjithsej aktivitetit të sektorit bankar. Sipas BQK-së, normat e ulëta të interesit në depozita (veçanërisht atyre të ekonomive familjare) që po karakterizojnë sektorin bankar kanë kontributin më të lartë në ngadalësimin e rritjes së depozitave, raporton zëri.info.









