Është folur shumë nga të huajt për vonesat dhe mungesën e predispozitës në Kosovë për Gjykatën Speciale, por së fundmi po bëhet realitet.
Sipas të gjitha gjasave, paralajmërimet se Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot s’do të vendoste janë bërë realitet.
Pritet vetëm në seancën e së enjtes që të radhiten amendamentet kushtetuese për Gjykatën Speciale të krimeve të UÇK-së.









