• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovarët i kthehen veseve, 10 milionë litra alkool konsumuan më 2017 dhe 3 mijë ton duhan

by Java News
01/01/2018 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë mbi 95 për qind janë deklaruar se i takojnë fesë islame, e cila e ndalon rreptësisht përdorimin e alkoolit po del se kur është fjala te alkooli qytetarët e Kosovës s’i respektojnë aq normat fetare. Por asgjë mangut nuk e lënë edhe sa i përket pirjes së duhanit. Sipas statistikave nga Dogana e Kosovës vetëm në vitin 2017 Kosova ka importuar deri në 3 mijë tonë duhan.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë për KosovaPress se importi i rakisë brenda vitit 2017 ka arritur mbi tetë milionë litra, ndërkohë që llogaritet të jenë diku një milionë litra verë dhe raki edhe nga prodhimtaria vendore.

Për këto produkte të pijeve alkoolike dhe të duhanit, të cilat konsiderohen luks, Dogana e Kosovës ka mbledhur rreth 400 milionë euro të hyra brenda vitit prej taksës së akcizës, në të cilën shumë bënë pjesë edhe akciza për automjetet.

“Sipas statistikave tona rreth dy milionë litra importohen alkoole të forta, derisa verëra importohen shtatë deri tetë milionë litra… Pak a shumë është trend i njëjtë, sepse ka vite që është trend i njëjtë të importit si të birrës si të alkooleve të forta dhe në pesë vjetorin e fundit nuk kemi ndonjë lëvizje në sasi. Akciza është një taksë e cila brenda vitit është një sasi e konsiderueshme dhe mund të themi që rreth 400 milionë euro mbledhin brenda vitit prej taksës së akcizës”, ka thënë Stavileci.

Në mallrat që konsiderohen si luks nuk hynë edhe kafja e cila sipas Stavilecit, tash konsiderohet se bën pjesë në mallrat ushqyese. Por nga statistikat e importit shihet se konsumimi i kafes nga qytetarët e Kosovës arrin deri në 8 milionë kilogramë në vit

Stavileci tha se pjesa më e madhe e kafes është e papjekur, brenda një viti importi total i kafesë është shtatë deri 8 milionë kilogram, ndërsa vetëm kafe e pjekur, e gatshme për shitje është 1.2 milionë kilogram. “Edhe kafeja është një produkt, i cili ka një import mjaft të madh, pjesa më e madhe e importit të kafes është kafe e pa pjekur, brenda një viti importi total i kafesë mbërrin rreth shtatë deri tetë milionë kilogram. Viteve të fundit kemi pasur një mesatare prej 2 mijë e 700 deri në 3 mijë tonë, kurse edhe në këtë vit jemi brenda këtij parametri, ku janë importuar deri më tani 2 mijë e 700 ton duhan”, ka thënë ai. Se qejfin nuk ia prishin vetes edhe pse janë myslimanë e dëshmon edhe një qytetar i cili ka folur për KosovaPress.

Hamëz Rama i cili është prezantuar haptas se konsumon alkoolin tha se është mysliman por pi raki në masë të caktuar.

“Raki konsumojë nga njëherë si aperitiv, meqenëse jam konsumues i verës. Jam mysliman, nuk hy aty se ndalohet apo nuk ndalohet, unë e pi me ushqim në sasi ta caktuara, absolutisht”, ka thënë Rama. Edhe prodhuesit e verës kanë treguar se në Kosovë ka kërkesa për konsumim të rakisë dhe verës. Labinot Shulina anëtar i Shoqatës së Verëtarëve të Kosovës dhe prodhues i rakisë dhe verës ‘Sefa Vine” në Rahovec ka thënë se prodhimtaria e Kosovës llogaritet të jetë 100 mijë litra raki, ndërsa mbi gjysmë milionë litra verëra. Ai tregoi se ka të interesuar për konsum të verës edhe pse Kosova konsiderohet vend i varfër.

“Ka interesim, mirëpo për këto produkte ndikojnë edhe kushtet financiare, Kosova është akoma një vend i varfër dhe rakia shitet pak më tepër, mirëpo tani ka filluar tendenca, ka filluar kultura e konsumimit të verërave dhe verërat e Kosovës kanë filluar me u shit pak më mirë dhe verërat më të shtrenjta shiten në tregjet, ku shtresa e njerëzve kanë më shumë mjetet financiare për t’i blerë ato”, ka thënë Shulina.

Disa qytetarë të cilët nuk janë prononcuar para kamerës kanë thënë se konsumojnë pije alkoolike në raste të caktuara, për festa ose në ndonjë aheng, ndërsa pati edhe të atillë të cilët thanë se nuk janë konsumues të pijeve alkoolike.

 

Next Post
Bilanci i Vitit të Ri/ 17 persona të plagosur nga fishekzjarret. RENEA kontrolle me qen

Bilanci i Vitit të Ri/ 17 persona të plagosur nga fishekzjarret. RENEA kontrolle me qen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Bllokimi i rrugës në Librazhd, Rama: Zero korrupsion, ndikoi gjeologjia e vështirë

March 1, 2026
Sulm iranian mbi Tel Aviv, një i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur. Rubio anulon vizitën në Izrael

Sulm iranian mbi Tel Aviv, një i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur. Rubio anulon vizitën në Izrael

March 1, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Qasje e re”, Rama për ndryshimet në qeveri: Largimi i Ballukut për shkak të rrethanave! Do pres raportin…

March 1, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Nga protestat me qytetarë tek protestat me mercenarë

March 1, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

March 1, 2026
“Bye bye Ajatollah” | Nga sulmi mbi kompleksin te fotografia e trupit, orët e fundit të udhëheqësit suprem të Iranit

“Bye bye Ajatollah” | Nga sulmi mbi kompleksin te fotografia e trupit, orët e fundit të udhëheqësit suprem të Iranit

March 1, 2026
New York Times: Sulmi i Trump ndaj Iranit është i pamatur.

New York Times: Sulmi i Trump ndaj Iranit është i pamatur.

March 1, 2026
VIDEO / Gazetari iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vrasjen e Khameneit

VIDEO / Gazetari iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vrasjen e Khameneit

March 1, 2026
Teherani godet me raketa Emiratet, kaos në aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

Teherani godet me raketa Emiratet, kaos në aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

March 1, 2026
Rama: Faleminderit Presidenti Trump! Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, majë krejt e paimagjinueshme

Rama dënon sulmet e Iranit në Dubai: Siguria në Gjirin Persik, domosdoshmëri globale

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In