• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovarët e Zvicrës cinikë: Nuk do mbetemi përjetësisht ent social për Kosovën

by Java News
16/06/2017 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët që jetojnë në Zvicër kanë përkrahur Vetëvendosjen për shkak të alternativës që ofron, por edhe për të shënuar fundin e epokës së korrupsionit që ka kapluar Kosovën

Gjashtë nga dhjetë të rinj kosovarë janë të papunë, kujdesi shëndetësor është në fund të pusit dhe korrupsioni është i gjithëpranishëm. Por, shpresat janë te një parti opozitare, madje edhe me mbështetjen e shqiptarëve nga Kosova në Zvicër, shkruan “ëatson.ch”.

Njomza Gutaj ka një mendim të qartë për “burrat e fortë” të Kosovës (ish komandantët në qeveri). “Ata e kanë shkatërruar Kosovën në dekadën e fundit”, ka thënë 33-vjeçarja, që ka edhe nënshtetësi kosovare, përveç asaj zvicerane, përcjell albinfo.ch. Me këtë opinion mesa duket ajo nuk është e vetme. Humbës në zgjedhjet e 11 qershorit dolën ish-komandantët e UÇK-së, kurse VV shënoi rritjen më të madhe.

Ndërkohë, vendi vuan nga një papunësi e të rinjve prej mbi 60 %, kurse është i dyti në Evropë pas Moldavisë për të ardhurat më të ulëta për frymë. Ndihma nga diaspora shqiptare përbën 17 % të prodhimit të brendshëm bruto në Kosovë ose 850 milionë euro, ekuivalent me gjysmën e buxhetit të shtetit. Kosova ndodhet në vendin e 40-të nga 50 vende të Evropës dhe Azisë Qendrore të “Transparency International” për korrupsion.

Për shkak të këtyre faktorëve, është partia opozitare Vetëvendosje fituesi më i madh i zgjedhjeve me mbi 27 %, po u bë krahasimi në mes të partive veç e veç. Njomza Gutaj është e kënaqur. Ajo është anëtare e kreut të seksionit zviceran të Vetëvendosjes. Gutaj ka punuar në mobilizimin e shqiptarëve që të marrin pjesë në zgjedhje. Ajo për këtë qëllim ka organizuar bashkë me aktivistë dhe shoqata të ndryshme  vendosjen e një stende në Bahnhofstrasse të Cyrihut, ku kosovarët janë informuar për ecurinë e votimit nga jashtë në zgjedhjet kosovare.

Procedura e zgjedhjeve për ata që jetojnë jashtë vendit, është aq e komplikuar saqë në zgjedhjet e vitit 2014 morën pjesë më pak se 3400, edhe pse në diasporë jetojnë rreth 700 mijë kosovarë, duke përfshirë edhe 100 mijë në Zvicër. Përveç kësaj edhe 70 mijë kanë rrënjë nga Kosova, por nuk kanë nënshtetësi.

Vetëvendosje mori më së shumti vota në diasporë në zgjedhjet e fundit, 2014, kurse kjo përqindje është rritur masivisht, thotë Njomza Gutaj, transmeton albinfo.ch. Ajo akuzon ish-komandantët se po e shfrytëzojnë Kosovën si tokë të tyre private. Ndërsa shqiptarët e këtushëm, nga përditshmëria e tyre në Zvicër e kanë të njohur se mund të ishte ndryshe. Pra, të zgjedhurit e popullit duhet të përfaqësojnë interesat e zgjedhësve.

Këtë mendim e ndan edhe Osman Osmani. Sindikalist dhe ish deputet i Partisë Zvicerane SP në Kantonin e Schaffausen-it. Ai ka qenë po ashtu  edhe kandidat i vetëvendosjes për Parlament, në zgjedhjet e kaluara, në vitin 2014. “Ne shqiptarët në diasporë jemi të lumtur të japim kontributin tonë në zhvillimin e Kosovës, por jo edhe në pasurim e politikanëve të korruptuar, komandantëve dhe klaneve të tyre familje”, thotë 60-vjeçari.

Si Osmani, ashtu edhe Gutaj besojnë se Vetëvendosje është zgjedhur kryesisht për shkak se është alternative më e mirë, sidomos nga kosovarët në diasporë.

Gutaj po ashtu thotë se diaspora kosovare ndihmon sa të mundet. “Por nuk bën që ne përjetësisht të shërbejmë si të thuash sigurim social i Kosovës, vetëm për faktin se qeveritë e deritashme nuk kanë pasur sukses të ndërtojnë institucione stabile. Në vend të kësaj, ata më me dëshirë i kanë futur në xhepat e tyre se në zhvillimin e vendit paratë e ndihmave të ardhura nga jashtë që nga pas lufta.

Vetëvendosja, vazhdon artikulli, e ka dëshmuar se e ka seriozisht me luftën e saj kundër korrupsionit, në pushtetin lokal që e mban prej mbi tri vitesh në Prishtinë. Atje, siç vlerësojnë njohësit e situatës, VV ka ndërprerë trendin e korrupsionit, ndërtimeve pa leje, ka arritur suksese në çështje infrastrukturale, të arsimit etj.

Për këtë arsye ajo ka gjetur më shumë mbështetje te të rinjtë. Por, ndërkombëtarisht kjo lëvizje është e kontestuar për synimin që ajo ka për të zhvilluar një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ndërsa për Osmanin, qëndrimi që në mënyrë demokratike të vendoset për një gjë të tillë nuk përbën nacionalizëm. (b.an)

 

Next Post
Shpërdorim detyre, ndiqen penalisht dy inspektorë të ISSH Dibër

Dibër/ Konfikt për partitë, 22-vjeçarit i bëjnë pritë dhe i godasin makinën me gurë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shoferi i dehur në timon, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën/ Humb jetën pasagjeri

Shoferi i dehur në timon, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën/ Humb jetën pasagjeri

January 24, 2026
Parandalohet krimi në familje/ Dhunoi bashkëshorten dhe e kanosi me vdekje, arrestohet 53-vjeçari

Parandalohet krimi në familje/ Dhunoi bashkëshorten dhe e kanosi me vdekje, arrestohet 53-vjeçari

January 24, 2026
Dyshohet se.. Ja si e humbi jetën vajza e futbollistit të KF Tiranës (Detajet)

Dyshohet se.. Ja si e humbi jetën vajza e futbollistit të KF Tiranës (Detajet)

January 24, 2026
Nën masa të rrepta sigurie, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen sot drejt burgut të Peqinit

Nën masa të rrepta sigurie, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen sot drejt burgut të Peqinit

January 24, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Dashuria do ju bëjë të ndiheni të sigurt, parashikimi i horoskopit për sot

January 24, 2026
Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat për 8 anëtarët e grupit Rraja/ Akuzohen për trafik droge

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat për 8 anëtarët e grupit Rraja/ Akuzohen për trafik droge

January 24, 2026
“Jemi pranë familjes së futbollistit Freddy Alvarez”/ FSHF zyrtarizon shtyrjen e ndeshjes: Ngushëllime të sinqerta

“Jemi pranë familjes së futbollistit Freddy Alvarez”/ FSHF zyrtarizon shtyrjen e ndeshjes: Ngushëllime të sinqerta

January 24, 2026
Po, të pandehurit janë në sallën e Parlamentit!

Edi Rama i ka ditët e numëruara

January 24, 2026
Drogë në qeli kundrejt pagesës, masat e sigurisë që kërkon prokuroria për policin e burgjeve dhe personat që e siguronin

Drogë në qeli kundrejt pagesës, masat e sigurisë që kërkon prokuroria për policin e burgjeve dhe personat që e siguronin

January 24, 2026
“Foltore 2”, opozita proteston sërish para Kryeministrisë

Sot protesta e opozitës, mungojnë organizimet në degët lokale, protestuesit do udhëtojnë me..! Plani i masave nga policia

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In