• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kosovarët braktisin plazhet shqiptare, shtohen maqedonasit, italianët dhe polakët

by A R
23/08/2017 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për vite me radhë Shqipëria është bazuar në turizmin patrotik. Atë të shtetasve nga Kosova, të cilët që pas ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës në 2009-n vërshuan drejt Shqipërisë për turizimin veror, por edhe atë të fundjavës.

Por këtë vit ata duket se po refuzojnë në heshtje abuzimet e përvitshme me çmimet, problemet me infrastrukturën, deri te diskriminimin me moslejimin e kalimit të autobusëve në rrugën e plazhit në Durrës gjatë kësaj vere. Të dhënat e INSTAT për 7 mujorin tregojnë se për herë të parë hyrjet e shtetasve nga Kosova kanë shënuar një rënie të ndjeshme.

Për 7 mujorin (janar-korrik) erdhën 182 mijë shtetas nga Kosova më pak se të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rënie prej 17%. Edhe në korrik, tkurrja ishte e lartë me 33%, apo rreth 147 mijë shtetas më pak, teksa hynë në total 297 mijë shtetas nga Kosova (nga 444 mijë korrikun e një viti më parë). Rezulton se korriku ka qenë goditja fatale e turistëve nga Kosova që kanë braktisur masivisht Shqipërinë, ndonëse muaji i Ramazanit, që përgjithësisht step turistët e vendit që flet të njëjtën gjuhë, mbaroi në 26 qershor.

Rënia në korrik ishte aq e lartë, saqë nuk u arrit të kompensohej nga dhjetëra turistë të shteteve të tjera (në korrik numri i të huajve që hynë në Shqipëri ra lehtë në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë, raportoi INSTAT). Pavarësisht rënies, shtetasin nga Kosova mbeten thelbësorë për turizmin shqiptar, teksa zinin 33% të totalit të hyrjeve për 7 mujorin 2017, nga 42% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Maqedonasit të dytët, rriten italianët e polakët
Ndryshe nga shtetasit e Kosovës, maqedonasve u është ngjallur interesi për turizmin shqiptar. Hyrjet e tyre u rritën me 20% për korrikun dhe 10% për 7 mujorin (në total 342 mijë). Shtetasit grekë kishin një rritje të lehtë me 5.6% për 7 mujorin, por ata vijojnë të mbeten të lartë në numër, me 246 mijë hyrje për janar-korrik (këtu përfshihen dhe shtetas shqiptare me nënshtetësi greke).

Edhe nga shtetasit e Malit të Zi ka pasur një rritje të lehtë me 4.4% të hyrjeve, duke u renditur të katërtit. Në vlerë absolute, rritjen më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në 7 muajt e parë të vitit e kanë shënuar italianët, me një zgjerim prej 56%, ose 66 mijë hyrje më shumë, me 182 mijë hyrje në total.

Shqipëria ka qenë së fundmi në faqet e mediave italiane, që i kanë bërë jehonë bukurisë së bregdetit, që është kaq pranë Italisë, duke e krahasuar me Karaibet, ushqimeve të mira e të lira dhe njerëzve mikpritës. Të dytët për rritjen më të lartë janë maqedonasit.

Të tretët janë polakët, që ishin dhe supriza e kësaj vere, edhe për faktin që hotelet shqiptare u grupuan për të ofruar shërbime të gjitha të përfshira (all inclusive), një risi kjo për modelin shqiptar të turizmit. Por, pavarësisht rritjes së lartë, pesha e turistëve polakë mbetet shumë e ulët.

Në shtatë muajt e parë kanë hynë në vend rreth 60 mijë polakë (gjysma e të cilëve erdhën në korrik), duke përbërë vetëm 2.2% të totalit të hyrjeve të shtetasve të huaj për periudhën në fjalë. Rritje të lartë në vlerë absolute, por që mbeten të ulët në peshë, kanë shënuar këtë vit edhe zviceranët, anglezët, amerikanët./monitor

33% më pak në korrik
Në korrik, tkurrja ishte e lartë me 33%, apo rreth 147 mijë shtetas më pak, teksa hynë në total 297 mijë shtetas nga Kosova (nga 444 mijë korrikun e një viti më parë)

Fluksi i polakëve
Në shtatë muajt e parë kanë hynë në vend rreth 60 mijë polakë (gjysma e të cilëve erdhën në korrik), duke përbërë vetëm 2.2% të totalit të hyrjeve të shtetasve të huaj për periudhën në fjalë

Next Post
Shoferi i dehur shkakton aksident në Fier, arrestohet nga policia

E rëndë në Shkodër, të moshuarit i hedhin në erë shtëpinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“PD e vonuar, shkak lidershipi”, Salianji: Sot duhet të flisnim për kandidatët për Bashkitë

February 5, 2026
Zgjedhja e kryetarit të PD-së/ Bozdo prezanton rregulloren: Ndryshime drastike që sigurojnë transparencë

“Krimi i organizuar ka ndikuar zgjedhjet”, Bozdo: Nuk i jepet zgjidhje kësaj situate me reformë

February 5, 2026
“Berisha të hapë listat e anëtarësisë nëse…”, Salianji: ‘Sallat’ e mia sollën protestën para Kryeministrisë

“Berisha të hapë listat e anëtarësisë nëse…”, Salianji: ‘Sallat’ e mia sollën protestën para Kryeministrisë

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In