Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi ka shpjeguar se deri në këtë orë në zgjedhjet që po mbahen në Kosovë, kanë votuar 28.32% e votuesve, apo 558,246 qytetarë nga 1,970,944 votues të regjistruar.
Sipas tij, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja deri në orën 15:00 ishte 32.32%, që përkon me 567,934 votues.
“Deri në orën 15 kanë votuar 28. 32 për dina po 558 mijë e 246 votues nga 1,970,944. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e kaluara të vitit 2021 kishin Votuar 32.32 për qind, apo 567 mijë e 934votues”, ka thënë Radoniqi.
Kosova po mban votimet, ku qytetarët do të zgjedhin qeverinë e tyre të re për 4 vitet e ardhshme. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Qendrat e votimit janë hapur të gjitha dhe pa problematika në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.
Rreth 100 mijë të rinj dhe të reja do të votojnë për herë të parë. Numri total i votuesve është 2.075.868, përfshirë 1.970.944 votues brenda Kosovës dhe 104.924 jashtë saj. Lidhur me votimet e diasporës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se nga 20.324 qytetarë me të drejtë vote, 15.552 prej tyre votuan, duke shënuar një pjesëmarrje prej 73.56%.
Në këtë garë për përbërjen e re të Kuvendit, do të marrin pjesë 28 subjekte politike, përfshirë 20 parti politike, 5 koalicione, 2 lista qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Votuesit do të kenë mundësinë të zgjedhin një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë, me 120 ulëse që do të formojnë Kuvendin e Kosovës.
Kandidatët kryesorë për kryeministër janë Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Zgjedhjet do të monitorohen nga mbi 100 vëzhgues ndërkombëtarë dhe do të sigurohen nga forcat e sigurisë, përfshirë më shumë se 200 ushtarë italianë të KFOR-it dhe mijëra policë të Kosovës.
KQZ: Pjesëmarrja 17.36 % deri në orën 15:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 15:00, ku dalja në zgjedhje ka arritur në 17.36 %. Nga gjithsej 1.970.944 votues të regjistruar, 342.104 prej tyre kanë votuar deri në orën 15:00.
Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë: Qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës
Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Aivo Orav i ka bërë thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e votës. Thirrjen ai e ka bërë teksa ka vizituar një vendvotim në Vushtrri.
“BE-ja ka vendosur misionin për të vëzhguar të gjitha aspektet e këtij procesi. Qytetarët e Kosovës duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe të shprehin lirisht zgjedhjen e tyre”, ka shkruar ai në X’.
KQZ: Votuan mbi 73% e diasporës
Të gjitha selitë fizike të ngritura në përfaqësitë e ambasadave dhe konsullatave të Kosovës në botë kanë përmbyllur procesin e votimit. Të fundit që përmbyllën procesin e votimit ishin Ambasada e Kosovës në Washington dhe Konsullata e Kosovës në New York. Votimi në këto përfaqësi diplomatike u zhvillua një ditë para datës së zgjedhjeve të 9 shkurtit, për shkak të ndryshimeve në orën lokale në SHBA, procesi i votimit u hap dje dhe mbyll sipas orarit të përshtatur ditën e sotme.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se nga 20.324 qytetarë me të drejtë vote, 15.552 prej tyre votuan, duke shënuar një pjesëmarrje prej 73.56%. Në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, procesi i votimit u zhvillua në 32 konsullata dhe ambasada të ndryshme në mbarë botën. Konsullata e Kosovës në Mynih ishte vendi me pjesëmarrjen më të lartë, ku votuan 1.521 qytetarë, pasuar nga Konsullata e Kosovës në Duzeldorf, ku votuan 1.560 qytetarë. Konsullata e Kosovës në Cyrih ka regjistruar gjithashtu 1.470 votues.
Bashkatdhetarët e Kosovës patën mundësinë të votojnë në 43 vendvotime të hapura në ambasada dhe konsullata të Kosovës në mbarë botën, duke kontribuar në procesin zgjedhor për zgjedhjen e qeverisë së ardhshme.