• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova, vetëm një njohje në 2018-ën

by Java News
29/12/2018 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak para se Kosova të festonte dhjetëvjetorin e shtetësisë erdhi njohja e vetme në këtë vit. Ishte Barbadosi ai që e pranoi mëvetësinë e Kosovës. Në muajin shkurt presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga Mali i Zi Filip Vujanoviq nënshkruan një deklaratë të përbashkët për shënjimin e kufirit mes të dyja vendeve. Në këtë deklaratë të dy presidentët zotohen se do të ketë rishikim të Marrëveshjes së Demarkacionit të Kufirit ndërmjet të dyja vendeve në pikat ku mund të ketë pasur gabime.

Ratifikimi i Demarkacionit, arrestimi i Gjuriqit dhe dëbimi i gylenistëve

Në mars Kuvendi i Kosovës e përfundoi “lojën” trevjeçare për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi. Katër përpjekjet e para për ta ratifikuar Marrëveshjen e Vjenës dështuan pasi deputetët e Vetëvendosjes hidhnin gaz lotsjellës në sallë të Kuvendit. Ndërsa në përpjekjen e pestë të ditës, me 80 vota për, u ratifikua Demarkacioni me Malin e Zi.

Po këtë muaj Kosova mori një lajm të keq, Agjencia e Akreditimit të Kosovës u përjashtua nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Muajt kalonin, por dorëheqjet në Lëvizjen Vetëvendosje nuk ndaleshin dhe radha i erdhi kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmetit, i cili përmes një letre të dërguar medieve konfirmoi se nuk është më pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Po në këtë muaj u formalizua edhe grupi i ri parlamentar nga 12 deputetët e larguar nga Vetëvendosja, shkruan tutje gazeta “Zëri”.

Më 26 mars Policia e Kosovës e arrestoi në veri të vendit shefin e së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriqin, i cili kishte hyrë në Kosovë pa leje të Prishtinës zyrtare. Pas arrestimit të Marko Gjuriqit në Mitrovicë Lista Serbe nga Beogradi njoftoi se më nuk do të jetë pjesë e qeverisë “Haradinaj”. Nga ajo kohë ministrat serbë vazhdojnë ta kryejnë punën në dikasteret qeveritare, por nuk marrin pjesë në mbledhjet e Qeverisë.

Në fund të marsit drejtori i përgjithshëm i shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë Mustafa Erdem, zëvendësi i tij Yusuf Karabina, drejtori i shkollës në Gjakovë Kahraman Demirez dhe dy arsimtarë, Djihen Ozkan dhe Hasan Gunakana, u arrestuan dhe u dëbuan në Turqi me kërkesë të autoriteteve turke nën dyshimet se janë pjesë e organizatës së klerikut Fetullah Gylen. Kosova u kritikua për dëbimin e tyre pa vendim të gjykatës, ndërsa liderët institucionalë thanë se nuk kanë qenë të informuar për këtë rast./a.meta

Next Post
Veliaj zbulon kartolinën e urimit për qytetarët e Tiranës, e krijuar nga një nxënës i “Fan Nolit”

Veliaj zbulon kartolinën e urimit për qytetarët e Tiranës, e krijuar nga një nxënës i “Fan Nolit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë për jetën”, mediat nxjerrin detaje të reja: Po mbahet gjallë me aparatura mjekësore

“Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë për jetën”, mediat nxjerrin detaje të reja: Po mbahet gjallë me aparatura mjekësore

March 16, 2026
Lajme të mira! Këto shenja të horoskopit do të shohin përmirësim në marrëdhëniet e tyre

Lajme të mira! Këto shenja të horoskopit do të shohin përmirësim në marrëdhëniet e tyre

March 16, 2026
Mediu: Rama po hesht për armatosjen e Serbisë, po përcakton me Vuçiçin të ardhmen e shqiptarëve në BE

Mediu: Rama po hesht për armatosjen e Serbisë, po përcakton me Vuçiçin të ardhmen e shqiptarëve në BE

March 16, 2026
Irani sulmon me dronë portet e naftës dhe aeroportet e Emirateve të Bashkuara Arabe

Irani sulmon me dronë portet e naftës dhe aeroportet e Emirateve të Bashkuara Arabe

March 16, 2026
Partia Demokratike zgjedh më 23 maj kryetarin e saj, më 6 qershor Kuvendi Kombëtar

Partia Demokratike zgjedh më 23 maj kryetarin e saj, më 6 qershor Kuvendi Kombëtar

March 16, 2026
Presidenti Donald Trump i vendos kushte Kinës: Ndihmoni në Hormuz ose shtyhet takimi me Xi Jinping

Presidenti Donald Trump i vendos kushte Kinës: Ndihmoni në Hormuz ose shtyhet takimi me Xi Jinping

March 16, 2026
Analiza e New York Times: Lufta në Lindjen e Mesme vë në provë fuqinë ushtarake të Evropës

Analiza e New York Times: Lufta në Lindjen e Mesme vë në provë fuqinë ushtarake të Evropës

March 16, 2026
Foshnja 2-muajshe ndërroi jetë, prindërit akuzojnë mjekët: E dërgova në spital pasi nuk pinte qumësht, ata thanë…

Foshnja 2-muajshe ndërroi jetë, prindërit akuzojnë mjekët: E dërgova në spital pasi nuk pinte qumësht, ata thanë…

March 16, 2026
“Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit e paligjshme”, Spanja: Nuk marrim pjesë në asnjë mision ushtarak në Hormuz

“Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit e paligjshme”, Spanja: Nuk marrim pjesë në asnjë mision ushtarak në Hormuz

March 16, 2026
“Ishte e lumtur për jetën e re që kishte nisur”/ Flet kushërira e Xhuana Nikollit, hedh dyshime mbi vetëvrasjen

“Ishte e lumtur për jetën e re që kishte nisur”/ Flet kushërira e Xhuana Nikollit, hedh dyshime mbi vetëvrasjen

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In