• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova “u fitua” prej UÇK dhe po falimenton prej UÇK-së

by Ben Andoni
15/06/2016 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

“Veteranët” e Kosovës janë kthyer në barrë edhe për vetë UÇK-në. Kjo, për kinse historinë, por më shumë atë që po mundohen të përvetësojnë shpirtërisht dhe materialisht pa të drejtë nga Lufta e Kosovës.

Nuk janë të largëta sot kujtimet e luftës në Kosovë ose më mirë fushatës së bombardimeve të NATO-s dhe tërheqjes së forcave serbe nga ish-Krahina Autonome e RSFJ. Por, po bëhen krejt të largët dhe të pafytyrë kinset, që u janë qepur sot zyrtarëve të UÇK-së dhe u kërkojnë vërtetime veteranësh. Më kërkoi vërtetim dikush, që na kish sjell speca me gjiz…, thoshte idhët një komandant i UÇK-së, pak ditë më parë.

Disa nga kujtimet më cinike të luftës kujtojmë se kanë qenë ato të Kukësit. Ushtarë me uniformat krëk të UÇK-së që zdërhalleshin në qytet duke tymosur Marlboro dhe që detyronin edhe më të rinjtë, që sapo mbërrinin me zetorat mbushur me pleq, gra dhe fëmijë, t’i bashkoheshin me detyrim luftës dhe propaganda e kanalit të bashkatdhetarëve në Tiranë, ku luftëtarët e UÇK-së hanin në mensa pastërtore në modelin amerikan, me uniforma të hekurosura dhe rrethuar me slogane patriotike. I gjithë ky realitet surreal tashti po përjetohet si epope, ndërkohë që heronjtë e vërtetë të Kosovës ndihen shumë pak dhe s’kanë çfarë të thonë.

Teksa po afrohen 20 vitet e fundit të luftës, pseudot e kësaj lufte e kanë mbushur me mite të kontributeve të tyre atë kohë, që duket se ka qenë jataku nga ku filloi dhe justifikohet pasuria e shumë ish-komandantëve të UÇK-së me emra ekzotikë dhe që sot janë nga më të pasurit e Republikës së Kosovës. Këta të fundit duket se janë edhe më të interesuarit, ku flitet për një ushtri veteranësh prej më shumë se 46.000 vetësh! Një të tillë, që po të kish qenë vërtetë me kaq numërorë, kosovarët me patjetër do kishin pushtuar edhe vetë Beogradin dhe jo të bënin atë luftë partizane të detyruar nga makineria e egër e luftës së Federatës. Në fakt, ky s’është argument i plotë, pasi i takon historianëve ushtarakë të shkruajnë, por koha po sjell imperativ faktin që vlerat e luftës së UÇK-së kanë nevojë për shkrimin e historisë me kurajo, e më shumë ftohtësi, kurse njerëzit e vërtetë të luftës ka ardhur koha të vendosin pikat mbi ‘i”.

Një fakt i cili nuk po ndodh, përveç përcjelljes së një numri të fryrë të armatës së UÇK-së e cila po bëhet jo vetëm qesharake, por po dëmton edhe buxhetin e shtetit të varfër të Kosovës. Të 25 milion Eurot e llogaritura për ta, janë thjesht për 12 mijë veteranë, kaq sa realisht janë llogaritur deri së fundmi. Kurse vetëm në maj 2016, buxhetit i është marrë një shumë që korrespondon me numrin e 23 mijë personave (çdo individ merr 170 euro)!!  Që nëse do shtohet me mbi 42 mijë veta, që kanë kërkuar statusin e veteranëve të luftës së fundit në Kosovë, atëherë republika e re shqiptare duhet të shpallë falimentin ekonomik. Dhe, nuk mbaron këtu sepse shifra është ende më e madhe po të mendosh se në bazë të ligjit, veteran luftëtar i UÇK –së, është ai qytetar i Kosovës por edhe shtetasi i huaj, i cili si anëtar i UÇK- së, ka qenë i regjistruar në njësitë territoriale si ushtar i armatosur dhe ka qenë i uniformuar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK së, duke qenë aktiv deri në përfundimin e luftës. Shto edhe faktin se këtë skemë nuk e përfiton ai individ që merr pension tjetër. Me pak fjalë, ky fakt, të bën të besosh se armata e përfituesve po e zbeh pak nga pak idealizmin për luftën e UÇK-së, ndërsa po e bën gati real skeçin e paradokohshëm të humoristëve të Kosovës.

Përfitimi i veteranëve të luftës dhe familjeve të tyre, fillon nga shërbimet mjekësore brenda dhe jashtë Kosovës, të cilat i kanë pa kompensime por edhe punësim të privilegjuar.

Një temë e ngjashme për ata që doktorojnë për fenomenin e përfituesve dhe kinseve shqiptarë të Shqipërisë. Ku shuma e përfituesve së të përndjekurve tash të tmerron me numrin që nuk mbaron dhe shtohet.

Duket se edhe në Kosovë tani ka dy kute: me ish-UÇK-në apo jashtë saj! Po zgjodhe të dytën je i humbur, ashtu si në Shqipëri njerëzit po modifikojnë turpshëm të kaluarën duke u bërë masivisht të persekutuar për të treguar diferencën me një rregjim që e ushqyen vetë dhe i thurrën lavde, madje duke spiunuar dhe i bërë keq njëri-tjetrit.

Dhe, ndërsa Shqipëria ka mbetur në kurthin e kinse të përndjekurve, Kosova, njësoj, është peng i shumë prej trimave të UÇK-së, që sot janë të pasur dhe nuk u hyn as gjembi në këmbë dhe që kanë tagrin të diktojnë dhe kushtetutën. Pasi për fat, ata, patriotët e vërtetë, shumë syresh janë të vdekur, por edhe nëse do të ishin të gjallë, do t’u mjaftonte vetmia e tyre sublime, jashtë kinseve të UÇK-së që po e falimentojnë vetë mitin e UÇK-së së idealistëve. (Java)

Next Post

(VIDEO) Kapet Roland Lame, kapo shqiptar i trafikut të drogës drejt Italisë

Comments 1

  1. sami selita says:
    10 years ago

    Te ishte per UCK sot kosova ishte totalisht nen thundren e SERBISE dhe me shume se gjysma e popullsise aktuale do te ishin shperdare neper bote.
    E dyta nuk po e prish UCK por individ nga parti te ndryshme qe per interesa ekonomike jane gati te shesin dhe nenen e tyre dhe jo KOSOVEN.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

April 8, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

April 8, 2026
Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

April 8, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Masa drastike në Greqi: kufizohet përdorimi i rrjeteve sociale për të miturit

April 8, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

Nga kërcënimi për shkatërrimin e Iranit te armëpushimi 2-javor, si e ndryshoi Trump kursin brenda një dite

April 8, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

April 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Prill 2026

April 8, 2026
Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

April 8, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In