• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosova thellon borxhin publik, shkon në 1.1 miliardë euro

by A R
10/03/2019 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se të ardhurat buxhetore deri në nëntor 2018 arritën vlerën neto prej 1.60 miliardë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 4.4%.

“Këto të ardhura janë në kuadër të të ardhurave buxhetore, që nuk përfshihen të ardhurat nga huamarrjet,  nga privatizimi, pranimet nga grantet e përcaktuara të donatorëve dhe pranimet nga depozitat në mirëbesim. Rritja e arkëtimit të të ardhurave buxhetore erdhi si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik, por edhe reformave të ndërmarra nga agjencitë e të ardhurave që kanë si synim ngushtimin e hendekut tatimor. Sa i përket llojit të tatimeve, vërehet rritje më e lartë e të hyrave tatimore direkte të cilat arritën vlerën prej 249.3 milionë euro (11.8 përqind rritje), ndërsa të ardhurat tatimore indirekte, shënuan rritje prej 2.9% dhe arritën vlerën prej 1.2 miliardë euro. Të ardhurat jotatimore shënuan rritje prej vetëm 0.9 përqind dhe arritën vlerën prej 174.2 milionë euro”, thuhet në raportin e BQK-së

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se borxhi publik në fund të vitit 2018 ka arritur në 1.1 miliardë euro që është për 9.7 %më i lartë krahasuar me vitin 2017.

“Si përqindje e BPV-së, borxhi publik ka arritur në 17.1 përqind nga 16.2 përqind sa ishte në vitin 2017. Kjo rritje e borxhit publik i atribuohet rritjes së borxhit të brendshëm prej 17.8 përqind (i cili ka arritur në 676.6 milionë euro), ndërsa borxhi i jashtëm publik ka shënuar rënie prej 1.4 përqind duke arritur në 416.1 milionë euro. Pjesëmarrja e borxhit të jashtëm publik në total është zvogëluar në 38.1 përqind nga 42.4 përqind sa ishte në vitin 2017.

Ndërkaq, sa i përket shpenzimeve buxhetore, sipas BQK-së, ato arritën vlerën prej 1.66 miliardë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 13.0%. Gjatë kësaj periudhe të gjitha kategoritë e shpenzimeve buxhetore u karakterizuan me rritje.

/a.rada

Next Post
Platini kundër VAR: Televizioni nuk thotë gjithnjë të vërtetën

Platini kundër VAR: Televizioni nuk thotë gjithnjë të vërtetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

April 3, 2026
Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

April 3, 2026
Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

April 3, 2026
FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

April 3, 2026
“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

April 3, 2026
Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

April 3, 2026
DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

April 3, 2026
VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

April 3, 2026
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA: Maduro akuzohet në New York për trafik droge dhe armësh. Ja ku do gjykohet..

“Besnikëria e çoi Pam Bondin shumë larg…”, The Economist: Çfarë gjeti Trump në zyrën e saj!?

April 3, 2026
Rama-SPAK-ut: Heto privatizimin e 4 hidrocentraleve në kohën e Berishës, nëse do të luftosh korrupsionin

Takimi me kryebashkiakët, zbulohen porositë e Ramës, çështjet që u diskutuan

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In