• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kosova te njësia nr.8: Rikonstruktim rrugëve të bllokut “Siri Kodra”

by
07/06/2015 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati për Kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova, prezantoi sot para banorëve të njësisë 8 programin e tij dhe u shpjegoi se si do ndikojë në përmirësimin e jetës së tyre. Kosova u ndal tek projektet e detajuara, dhe theksoi edhe një herë parimet e tij të qeverisjes që janë përkushtimi, transparenca dhe lufta ndaj korrupsionit.

“Unë kam gjithashtu projekte specifike dhe konkrete jo vetëm për njësitë dhe komunat por për çdo lagje, pikërisht aty ku ju banoni. Sot unë dua të ndaj me ju projektet që kam për ju, rikonstruksionin e infrastrukturës rrugore të bllokut që kufizohet nga rruga “Siri Kodra” – rruga “Dibrës” – “Ibrahim Buzhiqi” dhe “Ferit Xhajko”. Blloku ka sipërfaqe prej rreth 18 ha”, theksoi Kosova.

Pjesë e investimeve të Bashkisë së Tiranë, tha Halimi, gjatë viteve 2012 – 2013 ka qenë rikonstruksioni i 2 rrugëve në këtë bllok, përkatësisht rrugët “Gjon Buzuku” dhe “Ibrahim Buzhiqi”.  Projekti parashikon ndërhyrjen në rrjetin rrugor me gjatësi rreth 3 km, ndërtimin e trotuareve me sipërfaqe rreth 840 m2, ndërtimin e rrjeteve inxhinjerike, vendosjen e rreth 100 ndriçuesve, krijimin e këndeve shplodhëse për fëmijë dhe të rritur në rrugën “Besim Daja”, rrugën “Hysen Hasan Huqi”, rrugën “Islam Petrela”, krijimin e rreth 500m2 sipërfaqe të gjelbërta, në rrugën “Besim Daja”, në rrugën “Hysen Hasan Huqi”, mbjelljen e 46 pemëve si dhe vendojesjn e sinjalistikës horizontale dhe vertikale.

Ndërkohë, sipas kandidatit demokrat, investimet për vitet 2015 – 2017 për të gjithë njësinë janë në 10 objekte me vlerë 1,614,598,992 lekë e do të përqëndrohen në përmirësimin e higjenës, përmirësimin e infrastrukturës së arsimit parashkollor dhe parauniversitar, e infrastrukturën rrugore.

“Unë nuk jam një politikan tipik, por ndoshta për këtë keni nevojë. Pikërisht pse kam projekte specifike për lagjen tuaj dhe për çdo lagje të Tiranës do t’ju them ekzaksisht se çfarë do të bëj. Në vend që unë të fajësoj të tjerët, gjithë jetën time kam marr përgjegjësi për të zgjidhur problemet. Unë jam një menaxher i fortë, me vizion të qartë, vendos objektiva dhe arrij standardet. Çdo projekt do të përfundohet brenda afatit kohor dhe do të tregoj tolerancë zero ndaj korrupsionit ashtu siç kam bërë gjatë gjithë jetës sime. Unë do të punoj për të gjithë dhe me të gjithë ju pa asnjë dallim”, iu drejtua Halimi banorëve të njësisë 8, në Tiranë

Next Post

Foto Galeri/ Fushata elektorale në syrin e rrjeteve sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In