• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova/Të fitosh asgjë dhe gjithçka

by Dritan Hila
06/09/2020 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Takimi Vuçiç-Trump-Hoti, ishte spektakolar nga ana protokollare. Nëse serbët i imagjinojnë kosovarët vetëm si druvarë dhe shitës qymyri, besoj se këtë radhë e panë veten në të njëjtin nivel. Vuçiç dhe Hoti rrinin në të njëjtën karrige që përdoret në hetuesi.

Tavolinat ishin nga ato të shkollave të fshatit. Maja e spektaklit ishte kur në videokonferencë, Netanjahu merrte lajmin se Serbia do ta vendosë ambasadën në Jerusalem.

Sa për citim, Serbia ka marrëdhënie më të mira sesa Kosova me vendet e Konferencës Islamike dhe ka statusin e vëzhgueses aty. Ndërsa Hoti mori bonusin e njohjes nga Izraeli me koncesionin për Hamasin të cilin e kishte klasifikuar si terrorist muaj më parë.

Serbia nuk e njohu Kosovën, por kjo pak rëndësi ka pasi e njohën SHBA-të duke e trajtuar si të barabartë me Serbinë.

Megjithatë loja mbetet e hapur.

Nëse kthehemi pas në histori, ka pasur një takim të ngjashëm gati njëzet vjet më parë. Ishte ai mes Rabin dhe Arafat. Nën presionin e Uashingtonit u arrit një pajtim gjaqesh. Palestinës iu hap rruga të bëhej shtet. Por fatkeqësisht palestinezët nuk ia dolën të dilnin nga mentaliteti klandestin e tribal. Ngritën një autoritet të korruptuar dhe fanatik.

Sot, shteti i Palestinës ka humbur shumë nga miqtë e tij perëndimorë dhe është një lloj komune ku të gjithë vjedhin dhe popullsia është mish për top e interesave të shteteve arabe dhe myslimane që ndërthuren aty. Nuk ka munguar dora e Izraelit. Po kujt i dhimbsen? Askujt. Askush nuk qan humbësit.

E ngjashme është situata në Kosovë. Pa u tharë ende boja, Ramush Haradinaj nxitoi të jepte deklaratë për rrëzimin e qeverisë Hoti. Ndërkohë për fat dikush ia tërhoqi veshët që çdo ditë e më shumë ngjajnë me ato të magjarit. Imagjinoni se çfarë figure do të bënim nëse ndodhte.

Por klasa drejtuese politike e Kosovës duhet t’i thërrasë mendjes. Praktikisht nga ajo marrëveshje nuk fituan asgjë. Politikisht kanë mundësi të pakufizuara të bëjnë një shtet funksional. Mbetet në dorë të tyre nëse do të jenë dikushi apo vetëm një shprehje gjeografike që dikur shqiptarët i thërrisnin Dardani dhe serbët, Kosovë. (dritare.net)

Next Post
Fier/Me sëpatë terrorizon të moshuarit dhe u grabit paratë

Fier/Me sëpatë terrorizon të moshuarit dhe u grabit paratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In