Kandidati i Partisë Demokratike për Kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova vizitoi gratë kryefamiljare, pjesë të një qëndre sociale në kryeqytet.
Në fjalën e tij Kosova u shpreh se ky ishte një nga takimet më emocionues dhe të vlefshëm të fushatës së tij deri më tani, ndërsa nënvizoi se kjo kategori personash ka nevojë për më shumë vëmendje.
“Jam shumë i lumtur që isha këtu për të takuar gratë kryefamiljare, që përballen çdo ditë me sfidat e jetës. Kjo kategori personash duhet të ketë fokus të veçantë në vendin tonë. Duhet të kthejmë sytë tek kjo shtresë e shoqërisë. Gratë e dhunuara janë problem i shoqërisë dhe meritojnë kujdes të veçantë”, tha Kosova.
Sipas tij, ky ishte një nga takimet më të velfshme të fushatës.
“Edhe pse është ende herët dhe në fund të bëhet bilanci, takimi i sotëm ishte mjaft i rëndësishëm për të marrë ide mbi përpilimin e një programi enkas për këtë pjesë të shoqërisë. Ky ishte një nga takimet më mbreslënëse që kam bërë. Nuk bëra premtime, por mora ide mbi nevojën që kja kjo shtresë e shoqërisë”, tha ai.
Redaksia Online
(Javanews.al)









