Kërkesa e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, që Qeveria të shikojë mundësinë e pranimit të rreth tremijë refugjatëve sirianë, edhe pse nuk ka marrë ende një përgjigje pozitive ka sensibilizuar në masë qytetarët
Pas propozimit kryetares së shtetit, në rrjetet sociale kanë vërshuar komentet për mikpritje të refugjatëve, duke sjellë në kujtesë se edhe shqiptarët e Kosovës dikur kanë qenë po aq nevojtarë sa sirianët sot.
“Unë isha refugjat”, është shprehja më e shkruar këto ditë nga përdoruesit kosovarë në Facebook e Twitter.










