• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova s’i shpëton dot…Serbisë

by Ben Andoni
01/09/2016 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Frika më e madhe e 1 Shtatorit në Kosovë ka qenë që nga parashikimi për shpërthimin e dhunës dhe deri te kalimi në parlament i Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Kjo e dyta mund të konsiderohet tashmë si shkaku kryesor i tollovisë politike së muajve të fundit. Për fat, dhuna është evituar nga arrestimet në kohë të policisë dhe gatishmëria e lartë e saj, kurse Demarkacioni, ashtu si nuk ishte marrë me mënd, nga largimi i Listës Srpska, formacionit të bashkuar politik të serbëve të Kosovës. Kjo e fundit ka nxjerrë si shfajësim sigurinë e saj, por dukshëm është kuptuar se në këtë moçal ku është Kosova, ajo po e bën e qetë lojën e saj për ta ngritur stekën e kërkesave. Ndërkohë që palët kosovare i kanë bërë hosana vetes dhe liderëve të tyre, përveç Vetëvendosjes, që e ka konsideruar si fitore të të gjithëve.

Sa e vërtetë është?! Kuptohet qartë se Lista Srpska dhe strukturat e qeverisë legale serbe do t’ja bëjnë më të vështirë jetën Kosovës. Jo për gjë, por këtej e tutje me shkallëzimin e bisedave dypalëshe të të Brukselit, Kosova në çdo veprim do ta ketë gjithnjë e më shumë dihatjen serbe pas.

Vështirësia e parë, pas negociatave të reja të brendshme për Demarkacionin, do jetë koncesioni që do kërkohet për krijimin e Asosiacionit të komunave serbe, kurse e dyta janë një varg kërkesash, që janë frikshmërisht të rënda për amullinë ku gjendet sot Kosova. Sllavko Simiç, lideri i Listës Srpska,  i ka kërkuar anëtarëve të Qeverisë së Kosovës (shqiptarë dhe serbë) që të përmbushen premtimet serbe, ku ata duan hapësirë në 20 lokacione të kompanisë mobile serbe, MTS DOO; postin e zëvendësshefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës ta ketë një person nga komuniteti serb; më parë, kur Thaçi udhëhiqte vetë procesin e Demarkacionit dhe madje edhe kish firmuar në këtë marrëveshje, Lista Srpska kërkonte një zëvendës serb të Avokatit të Popullit në Kosovë; zëvendësdrejtorin e Bankën Qendrore të Kosovës; një këshilltar në Presidencë e kështu me radhë.

Ndërkohë që Vetëvendosja, partitë e tjera të Opozitës dhe Qeveria po hahen se kush kap më shumë nota patriotizmi, serbët po shtrijnë me kujdes dhe maturi forcën e pushtetit të tyre paralel. Është thjesht një make-up ajo që thuhet për Veriun e Mitrovicës, sipas të cilës është hapur Ura. Tashmë ajo pjesë e Mitrovicës, s’do ketë më asnjë interes, sepse serbët e kanë menduar me kujdes edhe këtë, duke i dhënë frymë në segment tjetër qytetit. Ca më keq akoma, dhe një eksperiment që bëri znj. Brovina, negociatorja kosovare, duke u ulur në një kafe pak metra tej Urës, ditën tjetër kafja me pronar serb u dogj.

Por, ajo që e bën Beogradin më të fuqishëm dhe serbët e Kosovës më të faktorizuar është se kosovarët shqiptarë të qeverisë i mendojnë tashmë si negociatorë dhe për problemet e tyre. Në mediat kosovare flitet për një takim të shefit të zyrës së Kosovës në qeverinë e Beogradit Marko Gjuriç, i cili pritet të takohet në orët në vazhdim me përfaqësues të PDK-së me shumë gjasa për të vendosur për fatin e votimit në ditët në vijim të Demarkacionit. Kjo do të thotë shumë. Ndaj, ndërsa parlamenti kosovar ka bërë një hap pas me miratimin e Demarkacionit, tashmë po konsolidohet dhe po faktorizohet edhe më tej grupi serb, që do e bëjë më të lehtë se më parë miratimin e Asosiacionit të komunave serbe, e më shumë se kaq, tani e tutje Serbia do jetë shumë më e pranishme në Kosovë, në një mënyrë apo tjetër.

Cinikët mund të pretendojnë se Serbët janë edhe tani bajagi prezent, por Kosovarët s’duhet të harrojnë se kanë pasur të gjithë mundësinë deri më tani, që me atë asistencë ndërkombëtare të bënin një rrugë për shtetin e tyre që të kishte vizione më largpamëse, por duket se u pëlqen që t’i kushtëzojnë. Mallkimi i pakos së Ahtisarit vijon me kushtëzime të tjera.

Ai që mund ta pësojë në këto momente është mbase Komisioni Shtetëror, por që të bëhet kjo, pra të nisë nga fillimi procesi i Demarkacionit, do energji pafund dhe kjo sjell për inerci dhe kalimin në disa shkallë deri në zgjedhjet e parakohshme, një gjë që nuk e do askush në Kosovë, veç Opozitës. Shtojmë se edhe Mali i Zi nuk është më aq dashamir, që të negociojë për Demarkacionin, pas kësaj kakofonie zërash të Kosovës. Paradoksi është se nuk ia ka dalë dot zëri i krerëve më të lartë të Uashingtonit dhe Brukselit, por mbetet që rruga më e afërt të jetë Beogradi, ai që tashmë ka filluar t’i qesëndisë paq kosovarët dhe madje të bëjë edhe rolin e qetësuesit. Në këtë udhë që askush s’ka dashur të shkohet në Kosovë, por që duket se mençuria e ithët e institucioneve serbe e ka hedhur poshtë pasionin patetik patriotik të kosovarëve që i kërkojnë çështjet vetëm për pikë. E sa për popullin? Kujt t’i besojë vallë!? Ai, ndërkohë rri, e vështron sesi serbët po bëhen gjithnjë e më shumë faktorë në Kosovë. (Javanews)

 

Next Post
Si sot vdiq papa Adrian dhe Luigji XIV

Si sot vdiq papa Adrian dhe Luigji XIV

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidentoi për vdekje fëmijën 7-vjeçar dhe u largua nga vendngjarja, policia arreston shoferin

Aksidentoi për vdekje fëmijën 7-vjeçar dhe u largua nga vendngjarja, policia arreston shoferin

February 24, 2026
“Rumuni me precedentë në Greqi, kishte hyrë disa herë në Shqipëri”, zbardhen detaje nga dosja hetimore për vrasjen e Renato Hoxhajt

“Rumuni me precedentë në Greqi, kishte hyrë disa herë në Shqipëri”, zbardhen detaje nga dosja hetimore për vrasjen e Renato Hoxhajt

February 24, 2026
“Ta plas kokën, veç hani e dh*ni, kafshë, idiote”, mësuesja dhunon dhe fyen nxënësit në klasë

“Ta plas kokën, veç hani e dh*ni, kafshë, idiote”, mësuesja dhunon dhe fyen nxënësit në klasë

February 24, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Situata politike në vend/ Shehi: Të gjithë pushtetin e ka Edi Rama, zgjidhjet e përfolura nuk vlejnë më

February 24, 2026
Akuzohej për heroinë të kapur në një Porsche Cayenne/ Media spanjolle: Biznesmeni i njohur shqiptar shpallet i pafajshëm

Akuzohej për heroinë të kapur në një Porsche Cayenne/ Media spanjolle: Biznesmeni i njohur shqiptar shpallet i pafajshëm

February 24, 2026
Dorëhiqet drejtoresha e Luvrit pas vjedhjes spektakolare të stolive të kurorës franceze. Reagon Macron

Dorëhiqet drejtoresha e Luvrit pas vjedhjes spektakolare të stolive të kurorës franceze. Reagon Macron

February 24, 2026
“Ky sport është i paparashikueshëm”, flet skiatori që mbajti flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore

“Ky sport është i paparashikueshëm”, flet skiatori që mbajti flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore

February 24, 2026
“Rusia nuk mposhtet nga ju”, Putin i drejtohet Europës: Do pendoheni për kërcënimet bërthamore!

“Rusia nuk mposhtet nga ju”, Putin i drejtohet Europës: Do pendoheni për kërcënimet bërthamore!

February 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari

February 24, 2026
Vjosa Osmani pa mbështetje të sigurt? Çfarë profili të presidentit po kërkon Kurti

Vjosa Osmani pa mbështetje të sigurt? Çfarë profili të presidentit po kërkon Kurti

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In