• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kosova shton masat e sigurisë, qeveria: Shmangni koncertet dhe stadiumet

by Java News
23/11/2015 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të jenë më vigjilent dhe të shmangin vendet të cilat janë më të frekuentuara.

Po ashtu edhe kryeministri Isa Mustafa ka kërkuar nga Këshilli i Sigurisë së Kosovës që të shtohen masat e sigurisë në vend në të gjitha institucionet. Disa ditë më parë një studim fliste për faktin se Kosova është vendi i dytë më i populluar nga xhihadistët pas Belgjikës.

Njoftimi i plotë i Qeverisë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka mbledhur të hënën Këshillin e Sigurisë të Kosovës, ku u shqyrtua gjendja e sigurisë në vend, duke u ndërlidhur me rrezikun real terrorist, me të cilin po ballafaqohen vendet evropiane dhe më gjerë.

Kryeministri Isa Mustafa theksoi se terrorizmi tashmë është një rrezik real për qytetarët e Evropës dhe më gjerë, duke kërkuar shtimin e masave të sigurisë nga të gjitha institucionet e shtetit, në mënyrë që Kosova të jetë e përgatitur në të gjitha aspektet, që të përballet me kërcënimet eventuale të ekstremizmit të dhunshëm, terrorizmit dhe krimit të organizuar.

“Republika e Kosovës është pjesë aktive e aleancës globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, dhe ka përgjegjësitë e saj në këtë luftë të përbashkët. Ne do të vazhdojmë bashkëpunim e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Bashkimin Evropian, shtetet anëtare të saj, si dhe me partnerët e tjerë, deri në dhënien fund, njëherë e përgjithmonë, të ekstremizmit të dhunshëm, terrorizmit dhe ideologjive ekstreme, të cilat po kërcënojnë jetën, sigurinë, mënyrën tonë të jetesës dhe vlerat më humane të njerëzimit”, tha kryeministri Mustafa.

Duke iu referuar edhe konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian, lidhur me hapat në luftën kundër terrorizmit, kryeministri Isa Mustafa theksoi se institucionet kompetente në Republikën së Kosovës, në bashkëpunim të afërt me partnerët, do të jenë plotësisht të angazhuara për adresimin e të gjitha çështjeve, ku mund të kontribuojnë, në këtë angazhim të përbashkët.

Përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë, të pranishëm në mbledhje, kanë bërë të ditur se janë rritur masat e sigurisë dhe gatishmëria operacionale, janë shtuar patrullimet në vendet publike, në institucionet shtetërore lokale dhe qendrore, në misionet dhe rezidencat diplomatike, rrugët kryesore, mjediset multietnike, objektet fetare, arsimore, kulturore si dhe në ambientet tjera të frekuentuara nga të rinjtë.

Përfaqësuesit e organeve të rendit, theksuan edhe planet operative për mbikëqyrjen e personave apo grupeve të caktuara, shtimin e kontrolleve në pikat e kalimit kufitar si dhe rritjen e shkëmbimit të informatave me partnerët, me qëllim të parandalimit të çdo lloj kërcënimi për sigurinë në vend.

Policia e Kosovës, po ashtu, i ka bërë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të rrisin vigjilencën dhe të shmangin, kurdo që kanë mundësi, sidomos vendet shumë të frekuentuara, siç janë koncertet, ndeshjet sportive, klubet e natës, stacionet e autobusëve apo qendrat  tregtare dhe që të mos hezitojnë të telefonojnë për çdo shqetësim që mund të kenë në numrat e telefonit: nga celulari: 192 ose telefonia fikse: 92 apo në numrat 080019999 ose 038550999 , duke siguruar për reagim profesional dhe shumë të shpejtë, për çdo problem që ata mund të kenë.

Next Post

Këngëtari anglez: Çohu Enver nga varri!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Përse më sheh?”/ Plagosje me armë për 10 mijë lekë të vjetra, zbardhen dëshmitë, autori: Nuk reagova fillimisht se isha agjërueshëm

“Përse më sheh?”/ Plagosje me armë për 10 mijë lekë të vjetra, zbardhen dëshmitë, autori: Nuk reagova fillimisht se isha agjërueshëm

March 6, 2026
Grabiti me armë pikën e këmbimit valutor, Luan Maçi hoqi mjekrën që “t’i shpëtonte” policisë: E kisha planifikuar më herët! Kam shumë borxhe

Grabiti me armë pikën e këmbimit valutor, Luan Maçi hoqi mjekrën që “t’i shpëtonte” policisë: E kisha planifikuar më herët! Kam shumë borxhe

March 6, 2026
Aksident në aksin Shënkoll-Rrilë, një person i plagosur rëndë niset drejt Traumës

Aksident në aksin Shënkoll-Rrilë, një person i plagosur rëndë niset drejt Traumës

March 6, 2026
Lufta në Iran/ Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

Lufta në Iran/ Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC të Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes

Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC të Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes

March 6, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

March 6, 2026
Nis ceremonia e betimit të 7 ministrave të rinj te Presidenti Begaj

Nis ceremonia e betimit të 7 ministrave të rinj te Presidenti Begaj

March 6, 2026
ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar pranë daljes së tunelit të Llogarasë: Kujdes në qarkullim

ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar pranë daljes së tunelit të Llogarasë: Kujdes në qarkullim

March 6, 2026
Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

March 6, 2026
Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

Nga armë e drogë, te përndjekja e vjedhja! Gjashtë persona bien në prangat e policisë

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In