• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

by A R
26/03/2026 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova ia ka dalë me sukses në Bratislavë, duke fituar 3-4 ndaj Sllovakisë dhe duke shkuar kështu në finalen e madhe, e cila do të luhet ndaj Turqisë në “Fadil Vokrri”. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 6-të, me anë të Martin Valjent, i cili shënoi me kokë pas krosimit që mori nga Lukas Haraslin nga goditja e dënimit.

Kosova është kundërpërgjigjur në mënyrën më të mirë golit të shpejtë të Sllovakisë, duke barazuar shifrat me Veldin Hoxhën në minutën e 21-të, i cili shënoi me një goditje të bukur me të majtën në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Mërgim Vojvodës.

Në fund të pjesës së parë, Lukas Haraslin shënon direkt nga goditja e dënimit, duke përfituar nga një mungesë vëmendjeje e portierit Aro Muric dhe mbrojtjes po ashtu. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Sllovakinë, e dyta foli e gjitha për Dardanët.

Pas një krosimi perfekt të Mërgim Vojvodës, Fisnik Asllani shënoi një gol të jashtëzakonshëm me kokë, duke barazuar shifrat 2-2, në minutën e 47-të. Në minutën e 60-të, Florent Muslija shënon golin e avantazhit 2-3, duke ekzekutuar në mënyrë perfekte goditjen e dënimit. Në minutën e 72-të, Kreshnik Hajrizi vulos fitoren për Kosovën me golin e tij, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe pasi tentativa e parë nga Baton Zabërgja u ndal nga portieri vendas, në tentativën e dytë topi përfundoi në rrjetë, pas goditjes së qëndërmbrojtësit dardan. Në minutat shtesë, Sllovakia shënon golin e tretë me David Strelec, por nuk ka më kohë. Kosova fiton 3-4 dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit.

Next Post
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

March 27, 2026
Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës

March 27, 2026
Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

March 27, 2026
Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites

March 27, 2026
10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In