Në dhjetor të vitit 2014 Franca e kishte shlyer Kosovën nga lista e vendeve të sigurta dhe këtë e kishte arsyetuar me “situatën jostabile politike dhe sociale” në vend. Autoritetet franceze për çështje të refugjatëve e kanë shpallur Kosovën sërish “vend të sigurt”.
Siç bën të ditur Agjencia Franceze e lajmeve AFP, njoftimin për këtë shpallje e ka dhënë të premten Këshilli i Zyrës për Mbrojtje të Refugjatëve dhe Apatridëve (Ofpra), përcjell albinfo. Për vendet që gjenden në këtë listë, autoritetet franceze konsiderojnë se nuk ushtrojnë ndjekje të njerëzve e as nuk ka kërcënim me torturë ose trajtim çnjerëzor. Për këtë arsye shanset e njerëzve nga këto vende që të fitojnë azilin në Francë.
Gjatë vitit 2014 në Francë ka pasur një fluks të madh të refugjatëve nga Kosova, çështja e strehimit dhe trajtimit të të cilëve qe bërë problem serioz për autoritetet kompetente dhe kishte pasur mjaft jehonë në opinion.









