Kosova rritje të shifrave me Covid/ Raportohen 771 raste të reja dhe 8 të vdekur

Koronavirusi Kosove 1024x576 1 600x360

Kosova me shifra të larta nga COVID-19. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.937 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 771 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (93, 79 vjeç), Prizren 2 raste (67, 61 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 81.392 raste nga 379.904 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.752 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 666 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 67.731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.909.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 225 raste, Prizren 85 raste, Gjilan 67 raste, Pejë 51 raste, Podujevë 47 raste, Mitrovicë 39 raste, Ferizaj 37 raste, Gjakovë 37 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Kamenicë 21 raste, Deçan 19 raste, Vushtrri 18 raste, Viti 16 raste, Drenas 13 raste, Obiliq 11 raste, Rahovec 7 raste, Skenderaj 6 raste, Dragash 5 raste, Istog 5 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 4 raste, Shtime 4 raste, Novobërdë 3 raste, Suharekë 3 raste, Klinë 2 raste, Lipjan 2 raste dhe Junik 1 rast.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com