“Është koha për të bërë punë dhe jo debate!” Ky ka qenë argumenti që kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës ka përdorur gjer më sot për t’i dhënë përgjigje ftesës së rivalit të tij Veliaj.
Por sot, Dr. Kosova duket se është i gatshëm të marrë pjesë në një debat televiziv duke pranuar sfidën e Veliajt.
“Mua më hyn në punë që në çdo moment të ditës e të natës, i përballur me shumë halle të mendoj një zgjidhje. Nuk është koha për llafe boshe e batuta. Nëse është fjalë për të debatuar për një projekt në të mirë të qytetarëve më ka në fushë të betejës e nuk dal pa fitore”, tha Kosova gjatë një takimi të sotëm në kryeqytet.