Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) tashmë është anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF).
Vendimi erdhi në Kongresin e jashtëzakonshëm të IHF-së, i cili po mbahet në Sochi te Rusisë, përcjell “Lajmi.net”.
“Federata e Hendbollit e Kosovës është anëtare e 200 e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF). Kjo është një ditë e madhe për hendbollin e Kosovës”, ka deklaruar kreu i FHK-së, Eugen Saraçini.