Kandidati i PD për Tiranën, Dr. Halim Kosova ka zhvilluar sot një takim me studentët. Ai në fjalën e tij premtoi se në programin e tij ka të parashikuar lehtësi fiskale për bizneset dhe praktika pune në bashki
“Shkolla duhet të jetë e bashkuar me praktikën dhe unë këtë gjë do e vej në funksionim për të gjithë studentët, që kur të dalin në jetë, përveç dijes, të kenë edhe eksperiencë pune. Praktika do të bëhet me ndihmën e Bashkisë së Tiranës. Gjithashtu, Bashkia do të krijojë lehtësira fiskale për bizneset që të hapin sa më shumë vende pune”, tha Kosova.
Halim Kosova premtoi edhe realizimin e projektit të Kampusit Universitar: “Kampusi universitar është një projekt i miratuar nga bashkia dhe ju premtoj që nga letra, do ta kthejmë në realitet, si një qendër shumë e rëndësishme për përgatitjen e studentëve në të ardhmen”.









