• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosova/ Politika mes tollovisë në Kuvend dhe zgjedhjeve të parakohshme

by A R
17/04/2017 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Problemi më i madh i ditëve të fundit në Kosovë, që pritet të përcjellë projeksionet edhe në ditët e ardhshme, ka të bëjë si zakonisht me zhvillimet politike. Kalimi në parlament i Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe pas tij nisja e procedurave për Asosacionin e komunave serbe e ka futur vendin në një qerthull të rrezikshëm. Kjo pasi dy partitë kryesore të koalicionit drejtues LDK dhe PDK nuk po mundin ta kalojnë Demarkacionin me numrat e tyre. Është paralajmëruar se këtë muaj demarkacioni do të dalë në Parlament për votim.

Anipse numrat e partive të aleancës në Kuvend nuk e mundësojnë kalimin e demarkacionit, porse në të dy partitë ka shumë turbulenca në vetë anëtarët, që nuk e pranojnë atë. Goditjen më të madhe dhe një lloj avokimi kundër kryeministrit aktual Mustafa po e japin publikisht katër deputetë të PDK-së aleate.

Në fakt Kuvendi kosovar është në një ngërç të madh, prej muajsh, pasi edhe ligjet e tjera, që ka më pak mundësi të kundërshtohen shikohen si argument sherri, fillimisht mes vetë partnerëve në koalicion. Kjo e bën parashikimin edhe më të ngatërruar, pasi edhe nëse zgjedhjet e jashtëzakonshme, që tashmë po pëshpëriten gjithnjë e më shpesh të kryhen, do të japin alternativa të njëjta, çfarë do mund të bëhet në të ardhmen?!

Rruga e vetme sa i përket Demarkacionit duket se po mbetet Arbitrazhi Ndërkombëtar, porse deri më tani Kuvendi kosovar dhe strukturat kanë humbur energji të pafundme, duke treguar një mosrespektim thelbësor ndaj institucioneve.

Procedurat për një mocion të mosbesimit e ka inicuar NISMA për Kosovën, parti kjo e drejtuar prej Fatmir Limajt, që ka gjetur mbështetje dhe nga dy parti opozitare, respektivisht

 Vetëvendosje dhe AAK.

Për hir të së vërtetës ka një të vërtetë në të gjithë këtë përpjekje. Koalicioni aktual PDK-LDK, që është lidhur para dy viteve nuk ia ka dalë të marrë ndonjë vendim lidhur me Demarkacionin me Malin e Zi, kusht ky i shpallur hapur nga emisarët e BE-së për liberalizimin e vizave. Por, sikur të mos mjaftojë kjo, megjithë presionin ndërkombëtar, pozita ka dështuar të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Dështimi i fundit lidhet me themelimin e ushtrisë, një imperativ që e kërkon zhvillimi i sotëm kosovar.

Në Kosovë mbeten gjithnjë dy subjekte, PDK dhe LDK, që marrin mbi 20% të votave, kurse të tjerat afron deri te 14 për qind. Të paktën, deri më tani. Por gjërat ka të ngjarë të ndryshojnë pasi nga shpallja e disa sondazheve shihen rritje të subjekteve opozitare, që do të bëjë disi dhe ngatërrimin e publikut.

Kosova gjendet para zgjedhjeve lokale në vjeshtë, pavarësisht zgjedhjeve të parashikueshme parlamentare, që mund të bëhen para afatit dhe të gjitha grupimet politike janë futur në një mjedis fushate, ku kanë parë dhe veten.

Në fakt, për situatën po bëhen të ndërgjegjshëm edhe kryetari aktual i PDK-së, Kadri Veseli dhe Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa që kanë bërë me dije se nëse do dështojë kalimi i demarkacionit në Parlament, atëherë, vendi ka të ngjarë të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Me të gjithë këto zhvillime, Kosova ka një konfigurim tjetër, të paktën nga perceptimi, sa i përket fuqisë së partive politike. Kadri Veseli, megjithë përpjekjet e shtuara në javët e fundit, nuk e mbulon dot Thaçin, në krye të PDK-së. Por, problemi më i madh është se baza është tkurrur edhe pse kryetarët e Skënderajt, Prizrenit, Klinës dhe Kaçanikut, s’janë më furnizuesit e partisë me vota. 25% që arriti PDK-ja në zgjedhjet e  shkuara duket utopi tani. LDK-ja është rrudhur nga mosmarrëveshjet por ndihet edhe shumë e konsumuar. Pritet ngritje e Vetëvendosjes dhe sidomos e AAK-së dhe NISMA-s, që mund të kalojnë deri në 15%. Dhe, ekspertët mund të shikojnë dhe një ngritje të partisë së Pacollit.

Megjithatë edhe mendjet më të përditësuara nuk japin dot përgjigje për atë që po ndodh në Kosovë dhe atë konfigurim që mund të japin zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, përveç elementit demokratik, që shoqëron zgjidhjen e ngërçeve dhe që nuk dihet sa do të shërbejnë për Kosovën. (Javanews)

 

Next Post
Sulltani Erdogan, të gjitha fuqitë e tij pas fitores në referendum

Sulltani Erdogan, të gjitha fuqitë e tij pas fitores në referendum

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasi dështoi në Kushtetuese, Ilir Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për lirim nga burgu

Pasi dështoi në Kushtetuese, Ilir Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për lirim nga burgu

March 29, 2026
Situata në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimi rajonal/ Bisedime mes 4 ministrave të Jashtëm në Pakistan

Situata në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimi rajonal/ Bisedime mes 4 ministrave të Jashtëm në Pakistan

March 29, 2026
Stenaldo hap zemrën në “Fan Club”, flet për ish-të dashurën: Historia më e bukur e jetës sime, ishim larg…

Stenaldo hap zemrën në “Fan Club”, flet për ish-të dashurën: Historia më e bukur e jetës sime, ishim larg…

March 29, 2026
“Jemi mirë, të palëkundur dhe të qetë”, Nikolas Maduro reagon për herë të parë pas arrestimit nga SHBA

“Jemi mirë, të palëkundur dhe të qetë”, Nikolas Maduro reagon për herë të parë pas arrestimit nga SHBA

March 29, 2026
Kur gjithçka po shkonte mrekullisht, vjen furtuna… Shpresa rrëfen betejën e vajzës me kancerin

Kur gjithçka po shkonte mrekullisht, vjen furtuna… Shpresa rrëfen betejën e vajzës me kancerin

March 29, 2026
Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

March 29, 2026
Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

March 29, 2026
ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 29, 2026
Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

March 29, 2026
80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In