• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova po e paguan çmimin e marrëveshjeve të dëmshme

by Enver Robelli
01/08/2022 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Krerët e mëhershëm të Kosovës kanë pranuar që qytetarët e Kosovës të heqin dorë nga çdo simbol shtetëror në raport me Serbinë. Në pikat kufitare me Serbinë qytetari i Kosovës nuk guxon të tregojë pasaportën. Letërnjoftimi i Kosovës i shërben autoriteteve serbe veç si dëshmi për t’i pajisur qytetarët e Kosovës me një dokument me të cilin mund të qëndrojnë apo të kalojnë nëpër Serbi.

Deri së voni shoferët kosovarë duhej të çmontonin edhe targat para policit kufitar serb.
Kur është arritur marrëveshja e dëmshme, Serbia është ndarë e kënaqur, ndërsa bashkësia ndërkombëtare nuk ka protestuar. Dhe pse të protestojë? Kur Kosova nuk i mbron interesat e veta, pse t’i mbrojë ato dikush tjetër.

Tash që Kosova po vepron sipas parimit “siç ma bën ti mua, ta bëj unë ty”, Serbia kërcënon me luftë, nxit tensione në veri dhe ultranacionalistët serbë bllokojnë rrugët sipas shembullit të serbëve në Kroaci më 1991. Mobilizohet krejt makineria propagandistike serbe, ruse dhe e lobistëve.
Nga marrëveshjet e këqija duhet të nxirren mësime.

Por marrëveshjet e këqija nuk mund të prapësohen pa partneritet të ngushtë me aleatët perëndimorë.

Autoritetet në Kosovë kanë vepruar me maturi duke pranuar këshillën e ambasadorit të SHBA-ve që në 30 ditët e ardhshme t’i jepet edhe një shans gjetjes së një zgjidhjeje.

Tani topi është në terrenin e Serbisë. Qëndrimi i ambasadorit amerikan është ky: “Vendimi për reciprocitetin për letërnjoftime dhe targa është plotësisht i përshtatshëm dhe në përputhje me marrëveshjen e Brukselit”. Më tutje: “SHBA-ja nuk ka pasur shqetësim për vendimin. Dua të jem i qartë. Nuk duam që këto vendime të rishikohen. Duam edhe të jemi të qartë se jemi të shqetësuar se disa individë po i shprehin pakënaqësitë mes vendosjes së barrikada dhe mohimit të lirisë së lëvizjes. Nuk i përkrahim këto veprime. Mënyra e shprehjes së pakënaqësive është përmes dialogut”.
Pra, SHBA-të po e mbështesin këtë vendim. Po të mos ishte marrë ky vendim, nuk do të kishte as mbështetje. Kaq e thjeshtë është kjo punë.

Por nuk duhet pasur shumë iluzione. Në 10 vitet e fundit Serbisë, përmes procesit të rrejshëm negociator, i janë shtuar apetitet. Dhe nga lëshimet e deritanishme Kosova herët apo vonë do të paguajë një çmim. Sa më unike të jenë forcat politike, aq më të mëdha gjasat që çmimi të jetë i atillë që të mos e bëjë Kosovën shtet jofunksional, siç synon Serbia.

Next Post
FOTO/ Bora dhe Donaldi kapen bashkë në Jug, nisen me gomone për në…!

FOTO/ Bora dhe Donaldi kapen bashkë në Jug, nisen me gomone për në...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

March 15, 2026
Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

March 15, 2026
Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

March 15, 2026
Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In