• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova përballë Trump-it: Të refuzosh apo të luash lojën e tij?

by Baton Haxhiu
14/03/2025 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Baton Haxhiu

Me një president të paparashikueshëm në Uashington, Kosova nuk ka luksin të sillet sikur nuk ka krizë. Partitë nuk duhet të luajnë lojën ideologjike të Kurtit. Donald Trump nuk është si Joe Biden. Ai nuk është as si Bashkimi Evropian. Dhe as nuk është i interesuar për proceset të gjata negociatash. Ai do të ofrojë një marrëveshje dhe do të thotë: “Merre ose lëre”.

Ndërkohë që ne zgjasim procesin post-zgjedhor, Serbia po përfiton maksimalisht nga ky ngërç politik në Kosovë. Duke pasur raporte të forta me administratën Trump, ajo mund të përdorë situatën për të rritur presionin mbi Kosovën dhe për të negociuar nga një pozitë më e fortë.

Trump, me logjikën e tij politike që shkon përtej forcës dhe gjuhës tradicionale të republikanëve, mund të zgjedhë të mos humbasë kohë me Kosovën dhe ta mbyllë këtë çështje në mënyrë të thjeshtë duke imponuar një marrëveshje të njëanshme. Ai i ka të thjeshta gjërat dhe ka në duar të gjitha levat politike dhe diplomatike.

Forcat e NATO-s në Kosovë mund të përdoren si kartë presioni nga SHBA-ja, dhe Kosova mund të mbetet pa asnjë lloj ndikimi në proces. Duke e ditur këtë, në vend që të krijojnë një strategji të përbashkët, partitë kosovare po e lejojnë Serbinë të dalë si aktor kryesor. Nëse Kosova nuk e menaxhon këtë krizë me maturi, atëherë Donald Trump dhe Aleksandër Vuçiq do ta zgjidhin problemin pa Kosovën. Dhe ajo zgjidhje nuk do të jetë e mirë për ne.

Si duhet të sillet Kosova?

Të ruajë linjën me SHBA-në pa krijuar përplasje të hapura. Të lobojë fuqishëm për mbështetje brenda administratës Trump. Të sigurohet që nuk hyn në një situatë ku është thjesht spektatore e një marrëveshjeje të gatshme. Nëse Kosova nuk ikën nga frika për të marrë pushtetin dhe nuk e luan lojën e saj me zgjuarsi, Trump do ta trajtojë Kosovën si një biznes të vogël që mund të mbyllet me një vendim të vetëm. Kjo nuk është një çështje ideologjike. Nuk ka të bëjë me të majtën apo të djathtën. Ka të bëjë me mbijetesën e shtetit.

Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq, dy liderë që mund ta dëshirojnë luftën për arsye të ndryshme, po flasin hapur për të. Kuptohet, me diskurs te ndryshëm. Në këtë ngërç politik, ndodh diçka paradoksale. Si Kurti, ashtu edhe Vuçiqi, në mënyra të ndryshme, mund ta dëshirojnë një konflikt të armatosur. Vuçiqi e dëshiron për ta përdorur si kartë për të mbledhur më shumë mbështetje nga Rusia dhe për ta paraqitur Serbinë si viktimë të një agresioni shqiptar.

Kurti mund ta shohë si mjetin e fundit për të ruajtur fuqinë e tij politike, duke krijuar idenë se Kosova është në rrezik dhe se ai është i vetmi që mund ta mbrojë. Të dy liderët e kanë kuptuar se në momentin kur fuqia e tyre fillon të dobësohet, një krizë e re mund të forcojë pozitat e tyre në pushtet. Kosova është tashmë në një ngërç politik, dhe Kurti po mundohet ta shndërrojë këtë ngërç në një përballje me Serbinë, duke shpresuar se kjo do ta mbajë atë të fortë në skenën politike.

Nga ana tjetër, Vuçiqi, i vetëdijshëm për këtë retorikë, po e ushqen atë me provokime të vazhdueshme në veri, duke e ditur se Kurti mund të bjerë në kurthin e tij. Por problemi është i qartë: Kosova nuk ka luksin të hyjë në një luftë.

Kush e kërkon luftën dhe kush e paguan çmimin e saj?

Në fund të kësaj analize, mbetet edhe një element i errët që po shfaqet gjithnjë e më shumë në diskursin politik: retorika e luftës. Kur një lider politik ndihet i pafuqishëm, mjeti i tij i fundit është të prodhojë krizë. Albin Kurti, duke e parë se terreni politik po i rrëshqet nga duart, po përpiqet ta zhvendosë debatin nga dështimi për të formuar qeveri tek rreziku i një konflikti të ri me Serbinë.

Nëse e ndjekim këtë logjikë, ai llogarit se një luftë e re do të përfshijë Shqipërinë, diasporën dhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, duke krijuar një situatë ku Kosova bëhet epiqendër e një kauze të madhe kombëtare. Dhe ai bëhet “mbreti i luftës.”

Nëse logjika e Albin Kurtit përshkallëzohet deri në pikën ku ai synon të prodhojë një konflikt të armatosur për të siguruar mbijetesën e tij politike, atëherë ai nuk do ta kërkojë luftën vetëm për Kosovën, por do të përpiqet ta tërheqë dhunshëm të gjithë..

Kjo është strategjia e aktit të kryer: të ndezë një konflikt ku Shqipëria, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe diaspora nuk kanë më luksin e zgjedhjes, por detyrohen të përfshihen.

Por çfarë do të ndodhë atëherë?

A është Shqipëria e gatshme të hyjë në një luftë të re për shkak të një llogarie të gabuar politike të një lideri të Kosovës? A mundet diaspora, që ka ndihmuar luftën e fundit, të pranojë një përballje të re në një realitet ku Perëndimi nuk ka më të njëjtën qasje mbështetëse si në vitet 1998-99? Si do të reagojnë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët e dinë shumë mirë që një përfshirje e tyre mund të ndezë një reaksion zinxhir që do t’i kthejë edhe ata në objekt të presioneve ndërkombëtare dhe të kërcënimeve shtetërore?

Në këtë situatë, Shqipëria dhe faktori shqiptar duhet të reagojnë me mençuri dhe pragmatizëm, duke mos u bërë pre e një skenari të tillë të rrezikshëm. Tirana duhet të bëjë të qartë se një luftë e pakoordinuar nuk është në interesin kombëtar. Diaspora duhet të refuzojë të bëhet mjet i manipulimit politik për një luftë që nuk ka asnjë garanci për sukses, por vetëm për shkatërrim.

Shqiptarët e Maqedonisë duhet të ruajnë unitetin dhe të shmangin përfshirjen në një luftë që mund të përkeqësojë pozitën e tyre politike dhe gjeopolitike.

Kurti mund të dëshirojë të bëhet “mbret i luftës”, por Shqipëria nuk mund të bëhet ushtar i një lideri që mendon për pushtetin e tij personal, dhe jo për interesin kombëtar. Ky është një kalkulim i rrezikshëm dhe mbi të gjitha i gabuar. Ata që sot bërtasin më shumë për luftë janë pikërisht ata që nuk e kanë parë luftën nga afër në vitet 1998-99.

Eksperti i sigurisë, Arbër Ahmeti, e ka përshkruar më së miri këtë realitet: “Në vitin 1999, lufta u zhvillua kryesisht në zona rurale sepse forcat serbe kishin kontroll të plotë mbi qytetet dhe infrastruktura ishte ndryshe. Sot, një konflikt i ri nuk do të kursejë askënd, dhe qendrat urbane do të jenë në vijën e parë të luftës.”

Po ashtu, në analizën e tij për luftërat hibride në Ballkan, eksperti amerikan Timothy Less paralajmëron se konfliktet e ardhshme në rajon nuk do të jenë më konvencionale, por të udhëhequra nga ndërhyrje të sofistikuara teknologjike dhe propagandë politike.

Kjo do të thotë se retorika e luftës nuk do ta ndihmojë Kosovën, por vetëm do ta izolojë dhe ta bëjë më të prekshme ndaj destabilizimit të brendshëm dhe ndërhyrjeve të jashtme.
Prandaj, Kosova nuk ka nevojë për luftë. Kosova ka nevojë për mençuri.
Në një vend ku ata që s’kanë luftuar bërtasin më shumë për luftë, dhe ata që luftuan dikur sot janë të heshtur sepse e dinë çfarë do të thotë lufta, ka ardhur koha që kjo hipokrizi të marrë fund.

Trump dhe Vuçiq nuk kanë nevojë të shpikin një konflikt për Kosovën. Nëse liderët politikë në Prishtinë vazhdojnë këtë rrugë, ata do ta krijojnë vetë atë.

Tani, ose Kosova e gjen një mënyrë për të vepruar, ose Trump dhe Vuçiq do ta zgjidhin problemin pa të.

Dhe ajo zgjidhje nuk do të jetë e mirë për ne.

Next Post
Aksident i trefishtë në Vlorë, ML-ja e zezë nuk i ndalon Policisë dhe godet 2 makina

Aksident i trefishtë në Vlorë, ML-ja e zezë nuk i ndalon Policisë dhe godet 2 makina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

December 22, 2025
Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

December 22, 2025
“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

December 22, 2025
Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

December 22, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit

December 22, 2025
Presidentja që pyet vonë dhe keq

“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

December 22, 2025
VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

December 22, 2025
Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In