Diaspora ka qenë dhe do të vazhdon të mbetet e një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Kështu u tha në konferencën “Diaspora-investimet dhe punësimi” që po mbahet në Prishtinë.
Vec prezantimit të projekteve për investime, në konferencë po debatohet edhe për mundësitë që ofron legjislatura e re në Gjermani.
Kosova për çdo vit pranon nga 600 deri 700 milionë euro nga diaspora, dhe sipas folësve në këtë konferencë këto mjete duhet edhe të kanalizohen në investime në Kosovë, citon “Telegrafi”. (b.an)