• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosova për 20 vite, do të ketë më pak ujë

by Java News
07/09/2018 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thatësira e viteve 2013-2014, edhe pse shkaktoi shumë probleme me ujë në Kosovë, po cilësohet si mesatare. Por, nëse në vitet e ardhshme ndodhin thatësira të tilla, Kosova nuk do të mund t`i përballojë ato. Banka Botërore ka bërë një raport ku vlerësohet se Kosova gjatë 20 vjetët e ardhshme do të ballafaqohet me pakësim të sasisë së ujit. Dhe zgjidhje e vetme për të pasur ujë mjaftueshëm është krijimi i resurseve të reja akumuluese.

Sipas masterplanit të ujërave, të hartuar në vitin 1983, në Kosovë duhet të ndërtohen edhe 17 akumulime të reja të ujit për të përballuar nevojat e qytetarëve, të cilat janë çelës kyç për zhvillimin ekonomik, energjetik, e industrial të vendit, raporton televizioni publik.

Vlerësohet se Kosova ka vetëm 16% të mesatares rajonale të burimeve të ripërtëritshme të ujit. Në 20 vitet e ardhshme pritet që të gjitha luginat e ujërave në Kosovë (Drini i Bardhë, Ibri, Morava e Binçës dhe Lepenci) të ballafaqohen me zvogëlim të sasisë së ujit në raport me kërkesën. Këto janë disa nga gjetjet e raportit të ri të Bankës Botërore për Kosovë.

Baton Begolli, këshilltar politik i ujërave në zyrën e Kryeministrit, një ndër inxhinierët e masterplanit të ujërave, plan i cili mbetet si zgjidhja e vetme për problemin e ujërave që pritet të ballafaqohet Kosova në vitet e ardhshme, thotë se këtë projekt madhor, e kanë ngulfatur degradimet e lumenjve në Kosovë.

Avdi Gjonbalaj, ekspert i ujërave në Kosovë, që punoi 20 vjet në hartimin e strategjisë së zhvillimit të resurseve ujore, thotë se zonat e akumulimit, si resurs kombëtar, duhet të vihen në mbrojtje që akumulimet të mos humben.

Ndërkohë, nga Zyra e kryeministrit bëhet e ditur se janë duke e pritur raportin e dytë të Hidrosistemit “Iber-Lepenc” që parashihen të ndërtohen diga akumuluese në Nerodime, Firajë ose Shtime, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Rreziku nga bombolat e gazit në verë, ISHTI ngre 4 grupe kontrolli në zonat turistike

Shpërthen bombola në banesë, rëndë 58-vjeçari shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një komunë priftërinjsh në Shqipërinë e Veriut, që s’donte të kishte punë me Skënderbeun

Një komunë priftërinjsh në Shqipërinë e Veriut, që s’donte të kishte punë me Skënderbeun

February 27, 2026
Përplasen tre automjete në Lungomare, lëndohet turistja

TABELA/ Mbi 31% e aksidenteve rrugore në janar të shkaktuara nga drejtuesit 25-34 vjeç

February 27, 2026
Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi, autoritetet po hetojnë një takim mes miqsh që përfundoi në tragjedi

Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi, autoritetet po hetojnë një takim mes miqsh që përfundoi në tragjedi

February 27, 2026
Balla takon veteranët e UÇK. Certifikatë Mirënjohjeje Kuvendit

Balla takon veteranët e UÇK. Certifikatë Mirënjohjeje Kuvendit

February 27, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

February 27, 2026
SHBA “hap kufirin” për refugjatët, do të pranojë 4500 afrikano-jugorë të bardhë çdo muaj

SHBA “hap kufirin” për refugjatët, do të pranojë 4500 afrikano-jugorë të bardhë çdo muaj

February 27, 2026
KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Vlerësimi i Bankës Botërore: Shqipërisë i duhen 20 vite për të arritur gjysmën e të ardhurave të BE

February 27, 2026
Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim

Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim

February 27, 2026
Von der Leyen “bast” me marrëveshjen Mercosur, përçarje mes liderëve europianë

Von der Leyen “bast” me marrëveshjen Mercosur, përçarje mes liderëve europianë

February 27, 2026
Sulm ndaj Iranit? SHBA-të thirrje amerikanëve të largohen nga Izraeli

Sulm ndaj Iranit? SHBA-të thirrje amerikanëve të largohen nga Izraeli

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In