• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova nuk ka nevojë për një hero antiperëndimor

by Mero Baze
06/11/2022 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Serbët në veri të Kosovës kanë deklaruar se po nisin procesin e bojkotimit të institucioneve të Kosovës ku përfaqësohen, që nga parlamenti dhe qeveria dhe deri në sistemin e drejtësisë, policisë dhe administratën lokale. Në thelb përpjekja e tyre është të imitojnë lëvizjen e shqiptarëve pas vitit 1989, kur Serbia fshiu autonominë që gëzonte Kosova dhe ua bëri të pamundur bashkëjetesën me ta.

Në fakt ,asgjë e përbashkët nuk ekziston mes asaj që bën shqiptarët dhe arsyet që ata patën dhe kësaj që po bëjnë serbët në veri. Shqiptarëve ju mor dhe ajo autonomi që patën në mars të vitit 1989 dhe një vit më vonë në Qershor 1990, e fshinë dhe atë që lanë një vit më parë, duke shkrirë qeverinë e Kosovës dhe parlamentin e saj, duke mbyllur gazetat radiotelevizionin dhe duke nxjerrë shqiptarët nga administrata.

Vendimi i shqiptarëve për tu vetorganizuar politikisht ishte një vendim që bazohej tek fryma perëndimore, tek demokracia, dhe respektimi i të drejtave themelore të shqiptarëve. Në vitin 1990 shqiptaret në Kosovë, u organizuan si një shoqëri bazuar në vlera perëndimore, që u takonte liria politike, liria e shtypit, liria ekonomike dhe e drejta për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur. Ata nuk u organizuan në banda nacionaliste, por në organizata properëndimore, parti politike dhe një sistem paralel bazuar në vlerat e perëndimit.

Armiku më i madh i Serbisë në vitin 1990, ishte demokracia, pasi ajo rrezikonte sistemin autoritar të Slobodan Milosheviçit që po forcohej në Serbi dhe i hiqte nga duart Kosovën. Ky ishte dhe gjenialiteti historik i Ibrahim Rugovës, i cili vendosi që në betejën e shqiptarëve, të bënte aleat perëndimin dhe ta bazonte luftën e tij mbi vlerat e perëndimit.

Falë kësaj beteje, dhe kësaj qasje, Kosova nga një krahinë e panjohur në perëndim që kishte imazh krejt të kundërt me imazhin e mirë të ish-Jugosllavisë, u kthye pak nga pak në një territor ku luftohej për vlerat e perëndimit, duke shmangur përplasjen e parë, duke shmangur luftën dhe duke pritur momentin kur Perëndimi u bë zëdhënës i saj dhe bashkë me rezistencën e shqiptarëve organizuar përmes UÇK, ja dolën të fitonin lirinë, si projekt perëndimor.
Kjo që po ndodh me serbët në veri, nuk ka asnjë rrethanë të përbashkët me atë që bënë shqiptarët, por ka një qasje të rrezikshme për shqiptarët të cilët duhet ta kalojnë si perëndimorë.

Kosova është e “dënuar” të jetë ose shtet demokratik pro-perëndimor, ose të mos ekzistojë. Kosova nuk ekziston dot si shtet militar, si shtet liderësh të fortë, apo akoma më keq si shtet i drejtuar nga lider nacionalist.

Këtë “mallkim” që në fakt është bekim, e ka nga arsyeja përse është bërë shtet. Ajo është bërë shtet ngaqë në Serbi sundoi një nacionalist i çmendur që i vuri zjarrin Ballkanit për egon e tij për pushtet. Ai i dha të gjitha arsyet Kosovës, e cila kishte zgjedhur të besonte tek vlerat perëndimore, që më në fund të fitonte të drejtat e saj.

Albin Kurti tani gjendet para rrezikut të perceptimit si “lider i fortë” që kërkon të diktojë axhendën e tij politike, duke përdorur konfliktin me serbët në veri të Kosovës duke dëshmuar një qasje antiperëndimore. Ai po shpërfill vërejtjet, pastaj paralajmërimet dhe më në fund nervozizmin e Bashkimit Evropian dhe SHBA për këtë çështje, duke humbur prioritetet e politikës së tij qeverisëse. Nëse ai klasifikohet si antiperëndimor, dhe izolohet nga shumë faktorët perëndimorë në këtë betejë, ekziston rreziku, që qasja e tij antiperëndimore të paraqitet si mungesë vlerash perëndimore në të drejtat e serbëve në veri, ç’ka nuk është e vërtetë. Por mund të jetë një betejë e humbur keq, dhe shumë rëndë, për një arsye që nuk do t’ia vlente.

Chris Hill, ambasadori i SHBA në Beograd, është njeriu që ka negociuar së paku për dy vite, 1998 -1999, gjithë krizën mes Kosovës dhe Serbisë, që u kthye në problem ndërkombëtar. Nuk ka lënë fshat të Kosovës pa shkuar, dhe ecejake nga zyra e Ibrahim Rugovës tek ajo e Slobodan Milosheviçit. Ai e di mirë se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe për Kosovën. Dhe kur ai është nervoz me Kosovën, është pak nervoz dhe me historinë e jetës së tij.

Ndaj zgjuarsia e një lideri, në këtë rast kryeministrit të Kosovës është t’i shmangë betejat që kanë çmim të lartë dhe nuk janë prioritet i Kosovës. Bota sot ka prioritet paqen në Ukrainë në fillim të një dimri të egër dhe flet dita ditës për rrezik bërthamor. Merreni me mend sa nerva dhe kohë mund të ketë presidenti i SHBA apo ai i Bashkimit Evropian që një kryeministër i Kosovës t’i shpjegojë me detaje punën e targave në veri, duke i shpjeguar se ato me RKS janë të vjetra e këto me harta të Kosovës janë të reja.

As 2 sekonda nuk i bind dot t’i dëgjosh.

Ndaj ekziston rreziku që ajo që mbetet nga beteja e Kurtit, të jetë konflikti i tij me perëndimin në këtë çështje dhe ajo që mbetet nga retorika e Serbisë do të jenë të drejtat themelore të njeriut të serbëve. Nëse vendoset çështja në këtë kontekst, Albin Kurti e ka të humbur dhe veriun dhe betejën e tij për Kosovën.
Nga ana tjetër, nëse të gjithë këtë e bën që të viktimizohet dhe të largohet nga pushteti me ndjesinë e “heroit” që nuk ju përkul presionit të Perëndimit për të drejtat e serbëve, ngaqë nuk ka guximin e duhur për tu përballur me këtë problem, brenda standardeve perëndimore do të ishte dhe më e rëndë.
Pasi siç e theksova, Kosova nuk ka nevojë për një hero antiperëndimor, por për dikë që është realisht perëndimor në mënyrën si qeverisë Kosovën dhe ruan aleancën me perëndimin për të ruajtur Kosovën. Jo karrigen e vet!

Next Post
Lista e lojtarëve më të shtrenjtë në ‘Katar 2022’, Messi dhe Ronaldon mbeten jashtë

Lista e lojtarëve më të shtrenjtë në ‘Katar 2022’, Messi dhe Ronaldon mbeten jashtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

April 12, 2026
Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

April 12, 2026
Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

April 12, 2026
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

April 12, 2026
76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

April 12, 2026
Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

April 12, 2026
Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

April 12, 2026
 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

April 12, 2026
Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In