• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova nuk duhet ta trajtojë betejën e Edi Ramës si betejë e një shoku të Hashim Thaçit

by Mero Baze
24/09/2022 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Fjalimi i Edi Ramës në New York është një akt politik i Shqipërisë ndaj Kosovës. Shqipëria ka marrë përsipër në një moment të vështirë për Kosovën të demontoj një proces politik ndërkombëtar ndaj Kosovës, i cili nuk ka çuar ashtu siç pritej në zbardhjen e krimeve ndaj serbëve, por dhe në një degradim të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë.

Fjalimi është një peshë e rënd për Shqipërinë, sidomos po të shikoje përpjekjen e kryeministrit për ta ndërthurur “vënien në qoshe” të Kosovës përmes  një procesi politik, në një botë të trazuar nga Rusia ku ndarja lindje perëndim, kërkon vëmendje ndaj rreziqeve reale dhe jo atyre imagjinare, siç është shpikur rreziku nga komandantët e luftës në Kosovë.

Por sidoqftë ai fjalim tani është një akt politik publik në emër të Shqipërisë. Është një akt që zgjon plot trazime dhe në perëndim, ku askush nuk ka qejf të vënë në dyshim drejtësinë, po ashtu dhe kulisa diplomatike që kanë çuar tek ai proces.

Në këtë histori Shqipëria mund të krijoj plot hezitime tek partnerët evropianë dhe të krijojë probleme dhe në vet procesin aq shumë të mbështetur po nga Edi Rama i quajtur “Ballkan i hapur” .

Por kjo është pjesë e rreziqeve që ka çdo e vërtet në Ballkan.

Ajo që bën përshtypje në këtë histori është se beteja e Edi Ramës po përcillet në Kosovë si betejë e tij për Hashim Thaçin. Të vetmit që e kanë përshëndetur deri tani janë liderët e PDK në Kosovë, a thua se kryeministri i Shqipërisë po punon si zyrë avokatie për një klient të tij në Kosovë. Udhëheqësit kryesor të Kosovës Presidentja dhe kryeministri thuajse e kanë injoruar Rezolutën e Shqipërisë kundër Raportit të Dick Martin duke e quajtur atë “pa vlerë juridike” si¸u shpreh Presidentja Osmani.

Natyrisht pa vlerë jurudike është dhe fjalimi i sotëm, pasi Shqipëria nuk vendos dot për fatet e botës, por mund të bëj akte politike për të mbrojtur fatin e Kosovës.

Institucionet e Kosovës duhet të poziconohen rreth këtij akti politik, nëse duan edhe kundër, por nuk mund ta lënë Shqipërinë të vetme në një betejë për fatin e Kosovës, pasi kështu ajo mund të trajtohet nga kundërshtarët e Kosovës si betejë klienteliste e Edi Ramës për disa miq të tij politikanë të Kosovës.

Dhe kjo e rëndon dy herë Shqipërinë, një herë për peshën politike që merr fjalimi i Edi Ramës në Perëndim dhe që natyrisht nuk janë gati ta duartrokasin dhe një herë me shpërfilljen e atyre që duhet të mbanin këtë fjalim dhe Edi Rama ti duartrokiste.

Mëritë personale, lufta politike dhe betejat për pushtet do jenë të përjetshme, por në sytë e botës lypset të jene në një gjatësi vale sa i përket çështjeve që dëmtojnë të ardhmen e Kosovës.

Degradimi i historisë me raportin e Dick Martin nuk është më një trillim. Raporti i tij po rezulton një trillim dhe kjo është një çështje që duhet mbrojtur.

Dhe fatkeqësisht në vend që Kosova të kërkonte mbrojte nga Shqipëria për këtë çështje, tani jemi në fazën që Shqipëria po kërkon mbështetje nga Kosova për këtë çështje. Madje se disa udhëheqës të shtetit aty, duan ta trajtojnë këtë si aksion të Edi Ramës për shokun e tij Hashim Thaçi. Që në mendjen e tyre përkthehet për “armikun” e tyre.

Next Post
“Donte të më puthte me zor në buzë”/ Moderatorja e njohur tregon momentin e sikletshëm me të ftuarën në emisionin saj

“Donte të më puthte me zor në buzë”/ Moderatorja e njohur tregon momentin e sikletshëm me të ftuarën në emisionin saj

Comments 1

  1. PiRoSHi says:
    3 years ago

    Dyshja kosovare , ku dy të rinj me ambicjet për kryeministra dhe presidentë që në këtë moshë të re , mjaft të dyshimtë në profesionet e tyre , ose më mirë pa asnjë profesion të ushtruar veç si politikanë. Të dy ekstremisht të ndarë si ideologji. Nga ekstremi i majtë tek ai i djathtë, por që interesat politikë i bëjnë të jenë të ngjashëm si vëllezërit Siamezë përkohësisht sa janë më pushtet. Një presidente diabolike në sjelljen e saj me Shqipërinë dhe shqiptarët , luajnë fshehtas me opozitën non grada dhe bashkëpuntorë të fëlliqur të Rusisë putiniane ndërkohë as denjon që kryeministrin e Shqipërisë ta ketë edhhe në fotografitë e saj.
    Nejse kosovarët kanë për ta vojrur më shumë këto 4-5 vjet regjimin kurti-osmani . As një centimetër përparim në politikë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In