• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova, nuk do bëjë dot hapa para as me këto zgjedhje

by Ben Andoni
08/02/2021 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Të mjafton të dëgjosh ligjërimet e përfaqësuesve të politikës kosovare në KQZ ta kuptosh mirë respektin që kanë për institucionin e zgjedhjeve dhe me këtë rast edhe për vetë Kosovën. Presioni ndaj këtij institucioni prej përfaqësuesve të Vetëvendosjes, që mëtojnë dhe besohet se do të jenë në pushtet por edhe e kundërshtive të partive të tjera, po tregojnë etjen për pushtet në Kosovë.

Nga ana tjetër, pika që i bashkon është lufta ndaj varfërisë, ku të gjithë pretendojnë pensionin dhe rrogën minimale prej 300 Eurosh. Kur thuhet prej Hotit, kryeministrit në detyrë që ka formim ekonomie atëherë të bëhet të besosh mirë se Kosova i ka kapacitet dhe mekanizmat e duhura për ta justifikuar, por e vërteta është se republika e re ka sfida më të mëdha, kurse adresimi më real, që do të ishte përballja me pandeminë, që me sa duket do të shkojë deri në vitin 2022, mungon. Ashtu si edhe realitetet e reja të dialogut me Serbinë, sidomos me ardhjen e presidentit Biden.

Të gjithë i frikësohen realisht përballjes me të vërtetën e Kosovës, ndërsa është më e lehtë të bëjnë atë që ka  bërë deri më tani LDK dhe VLAN dhe PAN, duke u kundërshtuar dhe pastaj duke u bashkuar me kundërshtarët dhe me përfaqësuesit e anatemave më të mëdha respektivë.  Nuk bie më poshtë PDK, që tashmë po përpiqet me vështirësi të tregojë një imazh të ri të saj me anë të Enver Hoxhajt, thellësisht problematik me qëndrimin ndaj luftës së Kosovës apo Partitë e ashtuquajtura të luftës, që tashmë i janë kthyer retorikës së lodhshme të vlerave të luftës.

Vetëvendosja ka pikërisht këtë avantazh të madh që i mbetet ta tregojë realisht dhe të braktisë atë frymë të shumë prej anëtarëve të saj, që kanë përcjellë në këto javë ngutje për pushtet. Kosovarët do të dinë t’ia tregojnë realisht edhe VV, sesa vlen nëse nuk e justifikon premtimin. Paçka se nuanca zhgënjimi kanë filluar që më tani prej qëndrimeve përballë Shqipërisë dhe qasjeve të gjera. Kjo e bën gjithkënd të besojë se vërtetë përkohësisht mund të bjerret qeveria e re kosovare prej malit të posteve të zv/ministrave dhe këshilltarëve por jo prej inercisë së imazhit të partive të tjera drejtuese, që luftojnë më shumë për kulte dhe rehatie të militantëve sesa të zbatimeve të programeve të tyre. Të paktën kur dëgjoje kryetaren e KQZ-së së Kosovës Valdete Daka e cila ka pohuar me trishtim se KQZ-ja kurrë nuk ka qenë asnjëherë më e politizuar dhe se “çdo mbledhje është krijuar në ankth, boll..”. Me pak fjalë, kjo të bën të besosh se Kosova sërish nuk do bëjë shumë hapa para. (Javanews)

Next Post
Urime për rregjistrimin Lulëzim

Urime për rregjistrimin Lulëzim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In