Kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Halim Kosova, prezantoi sot programin e tij për njësinë Nr. 2 në Tiranë.
Kosova tha se projekti i tij përfshin ndërhyrje në çdo lagje, në çdo bllok banimi.
Ai i ftoi qytetarët që të mbajnë shënim premtimet e tij dhe t’i kërkojnë llogari për realizimin e tyre.
Në fjalën e tij Kosova shpjegoi në mënyrë të detajuar të gjithë planet e tij për njësinë 2.
Ai prezantoi rikualifikimin urban të bllokut që kufizohet nga rruga e Elbasanit-Stavri Vinjau-Pjetër Budi dhe Ali Visha. Blloku në fjalë ka sipërfaqe 20 hekatrë.
“Çdo projekt do të përfundohet brenda afatit kohor dhe do të tregoj tolerancë zero ndaj korrupisionit ashtu siç kam bërë gjatë gjithë jetës sime” – tha Kosova.
Ndërkohë, pasditen e sotme Halim Kosova u ndal edhe në komunën Farkë ku nën shoqërinë e kreut aktual të kësaj komune, Fatbardh Plaku, foli për menaxhimin e taksave, infrastruktën dhe çdo projekt që ai ka prezantuar deri më sot.









