• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosova në pritje të kuvendit të ri dhe formimit të qeverisë

by Java News
06/09/2017 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, thonë se një qeveri e formuar nga koalicioni PAN-AKR dhe Lista Srpska, nuk do të zgjasë shumë dhe do të jetë nën ndikimin e Beogradit, transmeton DW.

Nuk është caktuar akoma seanca e lënë për gjysmë e konstituimit të kuvendit të Kosovës, ndonëse përfaqësues të koalicionit të ri PAN-AKR, që tashmë përbëjnë shumicën në kuvend, thonë se kjo mund të ndodhë gjatë kësaj jave. Kryesuesi i seancës, deputeti nga lëvizja Vetëvendosje, Adem Mikullovoci, thotë se “sapo koalicioni PAN të sjell 40 nënshkrime, ai do ta thërrasë vazhdimin e seancës, me pikën e vetme të rendit të ditës zgjedhjen e kryetarit të kuvendit dhe kryesisë.

Ndërkohë, kanë vazhduar reagimet e subjekteve politike, pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje ndërmjet koalicionit PAN dhe AKR së Behxhet Pacollit.
Kritika nga opozita
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, thonë se një qeveri e formuar nga ky koalicion, nuk do të zgjasë shumë dhe do të jetë nën ndikimin e Beogradit, për faktin që “nëntë deputetët e listës serbe, cdo veprim të tyre në Kosovë e bëjnë në koordinim të plotë me Beogradin zyrtarë. Këtë e ka pohuar disa herë edhe vet, kryetari i listës serbe, Sllavko Simiq, dhe ka deklaruar se lista serbe, e mbështet këdo që mund të sigurojë numrat për formimin e qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duke e komentuar daljen nga koalicioni parazgjedhor me të, të Behxhet Pacollit dhe rreshtimin e tij, përkrah PAN, ka thënë se “presioni i çdoditshëm mbi z. Pacolli e bëri të vetën, sikundër e bëri të vetën, oferta tepër gjeneroze ndaj biznesmenit Pacolli”.

“Ajo çfarë është e qartë nga ky koalicion është se nuk fitoi askush, as Pacolli me megaministritë e tij, as Ramushi me një qeveri asimetrike, as sekserët e “Listës Rugova” dhe më së paku fitoi Kosova, e cila më së shumti për gjashtë muaj do të shkojë në zgjedhje të reja nacionale. Sepse, një qeverisje, me numra në margjinën e shumicës së nevojshme, nuk mund ta zhvilloj asnjë seancë normale të Kuvendit dhe të aprovoj ligje e lëre më të marrë vendime të mëdha. Vendimi më i madh dhe më i rëndësishëm do të jetë vetëzhbërja e tyre”, është shprehur Isa Mustafa.
Kurti: LDK-ja shumë pasive
Albin Kurti, nga Vetëvendosja, ka kritikuar arritjen e marrëveshjes së koalicionit PAN-AKR, por nuk ka lënë pa kritikuar edhe LDK-së, e cila sipas tij, “ishte shumë pasive”, duke humbur shansin që sic thotë “ta dërgojnë Partinë Demokratike të Kosovës, në opozitë”.
“Orekset nga njëra anë dhe pasiviteti nga krahu tjetër, e humbën edhe një shans shtesë pas atij të VLAN-it.

Kot je pasiv që të mos bësh gabime, sepse pasiviteti është gabimi më i madh. Pas marrëveshjes PAN-AKR, konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i qeverisë së re është lënë në dorë të Vuçiqit”, është shprehur Albin Kurti, duke lënë të kuptohet se është lista “Srpska”, ajo që do ta përcaktojë fatin e qeverisë së Kosovës. Koalicioni PAN-AKR, së bashku me listën “Srpska”, pritet të ketë 63 osë 64 vota nga 120 deputet sa i ka kuvendi i Kosovës. Qeveria e Kosovës mund të zgjedhet me shumicën e thjeshtë 61 vota.

Analistët politikë nga ana e tyre, thonë se një koalicion ku bëjnë pjesë një numër i madh e partive politike, nuk mund të jetë jetëgjatë. Blerim Burjani, analist thotë se “PAN-i do të formojë një qeveri jo jetëgjate dhe pa ndonjë objektivë të caktuar. Është për të ardhur keq që shteti nuk do të qeveriset me rend dhe ligj por me anarki dhe nga përfitues të shumtë nga të gjitha anët”, thotë Blerim Burjani.

Edhe një analist tjetër Imer Mushkolaj, shkruan se Ramush Haradinaj, nëse do të zgjidhet kryeministër do ta ketë të vështirë ta menaxhojë një koalicion kaq të madh.
“Është një koalicion që vështirë do të menaxhohet nga kryeministri. Do ta ketë jashtëzakonisht të vështirë që të akomodojë interesat e të gjitha partive politike në këtë koalicion”, shkruan Imer Mushkolaj.

Sidoqoftë, tash për tash, koalicioni PAN ku bëjnë pjesë Partia Demokratike e Kosovës, (PDK) Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Nisma, dhe tash së fundi edhe AKR, akoma nuk kanë bërë publike listën finale të ndarjes së ministrive në qeverinë e ardhshme të Kosovës, sepse, fillimisht presin që të konstituohet kuvendi i Kosovës. Mirëpo, ajo që është mësuar deri tash, është se posti i kryeministrit do ti takojë Ramush Haradinajt, AKR- së së Behxhet Pacollit do t’i takojnë zv. kryeministri i parë, 5 ministri dhe 7 zv.ministra. 6 ministri do t’i ketë PDK-ja, 3 ministri AAK-ja, 3 Nisma për Kosovën, 2 ministri Lista Serbe dhe një ministri është e rezervuar për komunitetet e tjera pakicë. (b.an)

Next Post
Jahti me 4 tonë hashash u nis nga Mali i Zi, shqiptarët e kapur janë nga Durrësi e Tirana

Jahti me 4 tonë hashash u nis nga Mali i Zi, shqiptarët e kapur janë nga Durrësi e Tirana

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jo vetëm pa shpërblim për fundvit, efektivët e FNSH të Tiranës i lënë edhe pa u paguar dietat prej 3 muajsh

Jo vetëm pa shpërblim për fundvit, efektivët e FNSH të Tiranës i lënë edhe pa u paguar dietat prej 3 muajsh

December 30, 2025
Protesta e fermerëve grekë/ Bllokohet aksi ‘Kapshticë-Selanik’, veturat do lejohen të kalojnë në rrugën dytësore

Protesta e fermerëve grekë/ Bllokohet aksi ‘Kapshticë-Selanik’, veturat do lejohen të kalojnë në rrugën dytësore

December 30, 2025
Dialogu me Serbinë dhe reformat/ BE: Presim me padurim formimin e qeverisë së re në Kosovë

Dialogu me Serbinë dhe reformat/ BE: Presim me padurim formimin e qeverisë së re në Kosovë

December 30, 2025
“Rritje e ndjeshme e të ardhurave dhe turistëve”, Rama flet me shifra: 4.4 miliardë euro nga turizmi në 9 muaj

“Rritje e ndjeshme e të ardhurave dhe turistëve”, Rama flet me shifra: 4.4 miliardë euro nga turizmi në 9 muaj

December 30, 2025
Përfshihet nga zjarri një banesë në Prizren, humb jetën tragjikisht një fëmijë njëvjeçar

Përfshihet nga zjarri një banesë në Prizren, humb jetën tragjikisht një fëmijë njëvjeçar

December 30, 2025
Rama: Kadastër digjitale në 2026-ën! Është mbyllur 80% digjitalizimi i kartelave të pronësisë

Rama: Kadastër digjitale në 2026-ën! Është mbyllur 80% digjitalizimi i kartelave të pronësisë

December 30, 2025
Akuza të forta ndaj Facebook, platforma lejoi lavdërimin e masakrës terroriste në Sydney

Akuza të forta ndaj Facebook, platforma lejoi lavdërimin e masakrës terroriste në Sydney

December 30, 2025
Medalje e artë për gjimnazistët me 10-ta, Rama: Jeni shembuj frymëzimi për shoqërinë

AKSHI nën hetim për tenderat, Rama: Ai është institucion krenarie, në shkurt dalim me E-Albania 2.0

December 30, 2025
“Agasi e rrahu Ulsiun me grushta”, Manja i përgjigjet Berishës: Për shpifjesi kjo, e ke leje ta përdorësh emrin tim!

“Agasi e rrahu Ulsiun me grushta”, Manja i përgjigjet Berishës: Për shpifjesi kjo, e ke leje ta përdorësh emrin tim!

December 30, 2025
Shtyhet më 15 janar seanca gjyqësore ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i artë”

Shtyhet më 15 janar seanca gjyqësore ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i artë”

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com