• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosova në linjë me SHBA-në, zgjeron listën e organizatave të huaja terroriste

by A R
29/08/2025 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një dekreti, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka harmonizuar listën e vendit për organizatat e huaja terroriste me atë të Shteteve të Bashkuara.

Në mesin e organizatave që i janë shtuar listës janë kartele, por edhe Ansar Allah nga Jemeni, apo rebelët Huthi.

Pesidentja Osmani tha se Kosova qëndron pranë SHBA-së në luftën kundër krimit të organizuar transnacional dhe terrorizmit, karteleve të drogës e regjimeve kriminale “sepse udhëheqja amerikane e bën botën më të sigurt”.

“Historia tregon një të vërtetë të thjeshtë: kur Amerika udhëheq, ka më shumë paqe, më shumë siguri dhe më shumë liri globalisht. Kosova gjithmonë do të qëndrojë pranë SHBA-së për të avancuar këtë vizion dhe në përpjekje për të luftuar të gjithë ata që rrezikojnë sigurinë kombëtare të aleates sonë më të rëndësishme”, shkroi Osmani.

Në dekret përmenden dy urdhrat ekzekutiv të Trumpit të lëshuara në janar të këtij viti. Përmes këtyre urdhrave Trump vendosi në listën e organizatave të huaja terroriste një sërë kartelesh, por edhe grupe të tjera.

Për cilat organizata dhe kartele bëhet fjalë?

Më 20 janar, ai lëshoi urdhrin ekzekutiv për të futur në listën e organizatave të huaja terroriste: Cártel del Golfo , Cártel de Jalisco Nueva Generación, Cártel de Sinaloa, Cártel del Noreste, Carteles Unidos, La Nueva Familia Michoacana, Mara Salvatrucha (MS-13) dhe Tren de Aragua.

Ndërkaq, përmes urdhrit të 22 janarit, SHBA-ja shpalli sërish organizatë terroriste Ansar Allah, apo rebelët Huthi në Jemen. Ky grup ka mbështetjen e Iranit.

Gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Trump e kishte shpallur rebelët Huthi si organizatë të huaj terroriste, por ai vendim ishte shfuqizuar nga administrata e Joe Bidenit për shkak të shqetësimeve se një gjë e tillë mund të pengonte dërgimin e ndihmave të domosdoshme në Jemen.

Edhe në të kaluarën, Kosova ka harmonizuar listat e organizatave terroriste me ato të shpallura nga SHBA-ja. Një hap të tillë ndërmori më 2020, kur shpalli Hezbollahun e Libanit organizatë terroriste./ REL

Next Post
Përkeqësimi i motit, Kapiteneria e Sarandës ndalon daljen në det të mjeteve lundruese

Përkeqësimi i motit, Kapiteneria e Sarandës ndalon daljen në det të mjeteve lundruese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In