Një nga personazhet kryesorë në historinë e filmave ‘The Fantastic Four’ është ‘Vajza e padukshme’, ose personazhi i Sue Storm që në filmin më të ri luhet nga Kate Mara.
Për filmin më të ri nga këto seri, Sue është një vajzë shqiptare e adoptuar nga Kosova nga Doctor Storm dhe ka fuqi mbinatyrore të cilat i shfrytëzon për të mbrojtur botën.
Filmi ‘Fantastic Four’ fillon shfaqjen këtë javë ndërsa sot në Kino ABC në Prishtinë është premierë botërore.









