• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova në dioptrinë e gabuar të Hagës!

by Java News
06/11/2020 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Domosdoshmëria e daljes së interesave shtetërore mbi të gjitha interesat tjera klanore e partiake, është puna më e shenjtë që mund të bëhet tani për tani. Kosova ka kapacitete të mjaftueshme institucionale, politike e intelektuale që të demonstrojë një unitet përmbajtësor për tema e çështje që janë jetike për të ardhmen e saj, duke mos anashkaluar edhe procesin e pambyllur me Serbinë.

Nga Mehmet PRISHTINA

 

Ajo çka ndodhi dje, nuk ishte e papritur. Ka kohë që në shënjestër të Dhomave të  Specializuara në Hagë, ndodhen disa drejtues të luftës dhe pasluftës.  Siç dihet, deri më tani janë konfirmuar aktakuzat për pesë persona, për të cilat aktakuza është njoftuar publiku. Aktakuzë është ngritur kundër ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Të enjten, më 5 nëntor, u bë e ditur se është konfirmuar aktakuza ndaj Hashim Thaçit dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Ndërkaq, të mërkurën, (më 4 nëntor) u njoftua se është konfirmuar aktakuza ndaj shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, si dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Ajo çka mbetet për të debatuar tash e tutje, nuk është nëse këta drejtues dhe ish-drejtues janë apo nuk janë fajtor, sepse trupi gjykues i Gjykatës Speciale do ta konfirmoj këtë së shpejti.
Por, ajo çka shtrohet si domosdoshmëri urgjente është që shteti i Kosovës të ngrejë kapacitet  profesionale në mbrojtjen sa më të dinjitetshme të këtyre personave, në njërën anë, dhe arritja e një koncenzusi të gjerë në lidershipin kosovar, pa të cilin nuk mund të zhvillohet procesi i mëtejmë i shtetndërtimit, në anën tjetër.
Është thënë disa herë se mbrojtja më e mirë e atyre që akuzohen në Hagë, do të jenë veprat e tyre. Kosova ka pasur fatin të jetë gjatë e pushtuar dhe kjo ka lënë pasoja të pariparueshme në ndërtimin  një strategjie më efikase kundër djallëzive të të tjerëve. Për rrjedhojë, kjo u reflektua edhe në periudhën e pas luftës së fundit, kur institucionet tona nuk punuan seriozisht në krijimin e një dosje penalizuese për serbinë. Madje edhe premtimi i ish-presidentit Thaçi për ta paditur (për shpifje) ish-senatorin zviceran Dik Marty, rezultoi në fjalamani boshe. Tani janë të vonuara konstatimet dhe ankesat se gjithë këto aktakuza janë përpiluar në Beograd, ndërkohë që  ne si shtet kemi pasur kohë të mjaftueshme ta tregojmë anën tjetër të medaljes. Të tregojmë se Kosova dhe populli i saj ishin viktimë, kurse Serbia dhe makineria e saj gjenocidale ishin agresor.

Të tregojmë se Serbia ka ndryshuar edhe Kodin e saj penal, me të cilin i fshin të gjitha gjurmët e krimit që ka bërë në Kosovë, kurse disa eksponent të gjenocidit (Mlladiq, Karagjiq, Sheshel) papengueshëm reklamohen nëpër sheshet e Beogradit si heronj.
Ajo çka është dashur të bëhet nuk është bërë dhe tani nuk kemi kohë ta kthejmë kokën prapa, sepse Kosovën e presin punë prej të cilave varet shtetndërtimi i saj  mëtejmë i saj.
Domosdoshmëria e daljes së interesave shtetërore mbi të gjitha interesat tjera klanore e partiake, është puna më e shenjtë që mund të bëhet tani për tani. Kosova, si një fëmijë i vetmuar në pyll, ka nevojë për një dorë që do ta nxjerrë nga kjo amulli që i është imponuar. Kosova ka kapacitete të mjaftueshme institucionale, politike e intelektuale që të demonstrojë një unitet përmbajtësor për tema e çështje që janë jetike për të ardhmen e saj, duke mos anashkaluar edhe procesin e pambyllur me Serbinë.
E kaluara e hidhur e Kosovës është e mbushur plot me ngjarje që na bëjnë të reflektojmë në punët që bëjmë sot. Por, nuk duhet harruar edhe faktin se Kosova tash më është shtet i lirë, sovran dhe i njohur ndërkombëtarisht nga më shumë se 100 shtete të botës. Duke qenë kështu, Kosova dhe lidershipi i saj e kanë shansin të dëshmojnë kapacitete shtetformuese, duke mbajtur të pashuar shpesën te njerëzit për një ardhmëri më të mirë dhe duke bashkëpunuar intenzivisht me miqtë ndërkombëtar në  fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. Vetëm kështu do t’iu ndihmojmë edhe proceseve në Hagë, ku po akuzohet një pjesë e historisë së Kosovës dhe detyra jonë e të gjithëve është që këtë histori ta mbrojmë duke diferencuar vlerat dhe sakrificat nga përgjegjësitë individuale të njerëzve.
Por koha do ta dëshmojë se Kosova padrejtësisht është futur në dioptrinë e gabuar të Hagës.

 

Prishtinë, 6 nëntor

 

 

Next Post
Veliaj ironizon Bashën dhe Kryemadhin: Njëri e ka mendjen te gjobat, tjetra dalldisi dhe thotë nuk ka Covid

Veliaj ironizon: Luli dhe Mona, si Robert Çamçakizi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këlliçi, debutim me gafa në Kuvend

Përgjigja ime ndaj urrejtjes së berishanëve që ma hodhën edhe në ditën e Krishtlindjes!

December 26, 2025
VIDEO/ “Më duket i mbushi brekët!”- Futbollisti i kombëtares u bë baba për herë të parë, shfaqet me vajzën në krah! Momentet e ëmbla

VIDEO/ “Më duket i mbushi brekët!”- Futbollisti i kombëtares u bë baba për herë të parë, shfaqet me vajzën në krah! Momentet e ëmbla

December 26, 2025
Transformimi i pabesueshëm i aktorit! Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë

Transformimi i pabesueshëm i aktorit! Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë

December 26, 2025
Imuniteti i Ballukut/ Deputetët e opozitës kërkuan mbledhje të Këshillit të Mandateve, Bylykbashi: Na u mbyll dera e sallës

Imuniteti i Ballukut/ Deputetët e opozitës kërkuan mbledhje të Këshillit të Mandateve, Bylykbashi: Na u mbyll dera e sallës

December 26, 2025
Trondit tragjedia në../ Mbijeton vetëm djali 3-vjeçar, shoferja e dehur vret një familje që po kthehej nga një festë Krishtlindjesh

Trondit tragjedia në../ Mbijeton vetëm djali 3-vjeçar, shoferja e dehur vret një familje që po kthehej nga një festë Krishtlindjesh

December 26, 2025
Aksidenti në aksin Levan-Tepelenë ku humbi jetën i mituri, policia arreston 30 vjeçarin

Aksidenti në aksin Levan-Tepelenë ku humbi jetën i mituri, policia arreston 30 vjeçarin

December 26, 2025
“Rama nuk ka legjitimitet..”/ Berisha: T’i përzëmë nga pushteti, kemi të drejtën e ligjit dhe Zotit të përballemi me ta

“Rama nuk ka legjitimitet..”/ Berisha: T’i përzëmë nga pushteti, kemi të drejtën e ligjit dhe Zotit të përballemi me ta

December 26, 2025
Sali Berisha në turin e Foltores sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD në vend që të merrej me votën, u mor me mua

Sali Berisha në turin e Foltores sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD në vend që të merrej me votën, u mor me mua

December 26, 2025
Tronditëse/ Media britanike: Trupat ruse në Ukrainë po kthehen në kanibalë, po hanë njëri-tjetrin nga uria

Tronditëse/ Media britanike: Trupat ruse në Ukrainë po kthehen në kanibalë, po hanë njëri-tjetrin nga uria

December 26, 2025
VIDEO-Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, ja sa pritet të shkojnë temperaturat

VIDEO-Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, ja sa pritet të shkojnë temperaturat

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com