Trembëdhjetë viktima dhe 574 raste të reja me koronavirus u raportuan të hënën në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) tha se tre raste të vdekjes janë regjistruar në Vushtrri, nga dy në Gjilan, Kamenicë dhe Prizren, si dhe nga një rast në Fushë Kosovë, Istog, Prishtinë dhe Skenderaj.
Rastet e reja pozitive, ndërkaq, rezultuan pas testimit të 3,570 mostrave.
Numri më i madh i tyre është në Prishtinë: 233.
IKSHPK-ja po ashtu njoftoi se në 24-orëshin paraprak, 394 pacientë u shëruan nga koronavirusi.
Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 77,827.
Prej tyre, 1,715 pacientë kanë vdekur dhe 65,060 janë shëruar.
Raste aktive në Kosovë aktualisht janë 11,058.
/a.r