• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova miraton masa të reja për frenimin e COVID/ Mbyllen kafet dhe restorantet, ndalohet muzika pas orës…

by Java News
25/09/2020 22:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sektorit të gastronomisë në Kosovë i është zgjatur orari i punës për një orë më shumë.

Me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës për masat kundër pandemisë COVID-19, subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë do duhet t’i mbyllin bizneset nga ora 23:30 deri në orën 05:00.

Deri më tani, ato janë detyruar t’i ndalojnë veprimtaritë në orën 22:30. Ndërsa nga ora 21:00 ndalohet muzika.

Qeveria po ashtu vendosi që t’i lejojë pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve vartëse të Ministrisë së Kulturës dhe të komunave, përkatësisht teatrove, bibliotekave, filarmonisë, galerive, ansambleve, baletit, kinemave, qendrave rinore, muzeve dhe qendrave të kulturës.

Këto objekte dhe institucione, që deri më tash kanë qenë të mbyllura, do të mund të shfrytëzojnë vetëm 40 për qind të hapësirës së tyre.

Me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës, institucionet shëndetësore po ashtu obligohen që t’i rikthejnë shërbimet shëndetësore në përputhje me masat për mbrojtje nga COVID-19.

Po sipas vendimit, të gjithë qytetarët e huaj, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, e që vijnë nga vendet me risk të lartë, duhet të dëshmojnë nëpërmjet testit të njohur si RT-PCR në Sars COV-2 se janë të shëndoshë nga COVID-19, në bazë të parimit të reciprocitetit.

Vendet me risk ta lartë përcaktohen nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Në Kosovë, ditëve të fundit, ka pasur rënie të numrit të rasteve me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, krahasuar me muajt korrik dhe gusht.

Të premten, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar 46 raste të reja nga testimi i 664 mostrave.

Në total, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara pozitive në Kosovë është 15,379.

Prej tyre, 617 pacientë kanë vdekur dhe 13,088 janë shëruar.

Raste aktive aktualisht janë 1,674.

g.kosovari

Next Post
“Deklarata e Hahn diabolizëm”, Alibeaj: Rama i vendosi Shqipërisë murin e izolimit me Europën

"Na ndoqën kur dogjëm..."/ Alibeaj: Ju tregoj pse nuk i trembemi një koalicioni PS-LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In