Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, duke komentuar sulmin ndaj dy autobusëve me pelegrinët serbë në Istog, ka thënë se ky është sulm ndaj vlerave të përbashkëta evropiane.
“Jam i tronditur për sulmin ndaj dy autobusëve me pelegrinë serbë sot në Istog. Ky është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm.
Ky është sulm edhe ndaj vlerave të përbashkëta europiane, dhe kërkojmë nga zbatuesit e ligjit që sulmuesit të sillen para drejtësisë”, ka shkruar ai, përgatiti Koha. (b.an)