• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kosova me Albinin e Vjosën, Shqipëria me Saliun e Ilirin

by Skënder Minxhozi
15/02/2021 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Për ne që jetojmë këtej kufirit shtetëror që ndan dy shtete shqiptare, mëngjesin e 15 shkurtit, teksa lexojmë rezultatet e zgjedheve kosovare, shija dhe përshtypja bazë është ajo e një vetëdorëzimi pa kushte. Një vetëdorëzimi që ka nisur të maiset shumë vite më parë, kur kemi krijuar iluzionin se jetojmë në një shoqëri demokratike, me rregulla loje, ligj dhe zgjedhje.

Ja pra që Kosova më e vogël dhe më e traumatizuar se ne, arrin të në japë në mënyrë të përsëritur leksione demokracie. Ne, shtetit amë 109 vjeçar! Një shteti që prej 30 vjetësh kujton se është qendra e botës, që jeton në një egocentrizëm mesjetar, naiv dhe qesharak, duke ndërtuar historinë e tij meskine të sherreve, krizave dhe luftës së gjelave që ngrefosen shesheve të Tiranës me shishe benzine në dorë. Gati për të djegur shtetin, sa herë t’u bjerë rruga.

Ndërkohë Kosova voton. Një herë, dy herë, tre apo katër herë. Shkon në zgjedhje sa herë që bien shumicat parlamentare, sa herë që partitë nuk merren vesh mes tyre. Nuk djeg mandate, nuk i ve flakën godinës së qeverisë. Shkon e voton! Bën gjënë e duhur!

Ka pasur shumë debate këto javë rreth asaj që do të sjellë në politikën kosovare dyshja Kurti-Osmani. Është normale që qëndrimet e tyre, vizioni i tyre për politikën e brendshme, qëndrimin ndaj Serbisë, marrëdhëdhëniet me Tiranën, pozicionin ndaj luftës, korrupsionit e gjyqeve patriotike – të jenë të gjitha objekt debatesh e dilemash. Do ketë kohë për të folur e gjerë e gjatë për to, kur qeverisja e re të fillojë të heqë petët e programit të saj.

E megjithatë, në fund të këtyre zgjedhjeve dimërore që Kosova mbajti, kryelajmi, kryefjala dhe kryetema që ka prodhuar Prishtina politike, është ajo e ndryshimit që vjen përmes votës. Ky është hapi i madh i normalitetit, mesazhi i fortë i stabilitetit demokratik që sjell populli i Kosovës në eterin e popujve.

Një mesazh që bëhet gjithnjë e më i fortë, nëse pasqyrës kosovare, i vëendosim përballë pasqyrën plot gunga të shtetit tjetër shqiptar. Në këtë anë të kufirit, një aradhë xhaketash të kthyera nga dy-tre herë, që s’ka ku i kafshon më aq qeni më i lodhur i lagjes, bëhen gati të hyjnë me dy gishtat e fitores në skenë.

Lista ka emra, ka karriera, ka edhe shkallë konsumi të personalizuar. Shikoni dhe mbani shënim, pasi janë shifra shumë të thjeshta. Dy partitë që sfidojnë sot qeverinë aktuale, kanë të dyja në krye të vendit, dy politikanë që së bashku kanë 60 vjet karrierë politike. Më shumë se Enver Hoxha ditën që vdiq. Sali Berisha dhe Ilir Meta i kanë imponuar PD-LSI, pra opozitës së bashkuar, siç e quajnë vetë, kartelat e tyre të lashta të aktivitetit politik. Janë ulur këmbëkryq, njëri nga Presidenca e tjetri nga Facebook-u, duke sfiduar statute e rregulla loje, në funksion të një fushate elektorale ku vetë ata thonë se në 25 prill duhet votuar “për ndryshimin”!

Përballë kanë një parti e cila nga tetë vitet e pushtetit ngjan realisht e konsumuar dhe e lodhur, por që kryetarin historik të saj e ka prej vitit 2005 në pension të vërtetë. Në fakt ajo që i konsiderohet Edi Ramës si e metë, ka qenë jo sepse s’e ka shndërruar e përmbysur PS e djeshme, por sepse e ka ndryshuar më shumë seç duhet. Edhe armiqtë më të mëdhenj të PS, kritikën kryesore sot kanë që socialistët u shndërruan në rilindas e nuk njihen më çfarë janë!

Po djathtas dhe në qendër?! Aty ku “banojnë” Sali Berisha dhe Ilir Meta?! Aty s’ka nevojë për ndryshim, sepse dy mumjet më të lashta politike të tranzicionit shqiptar kanë vendosur të vijojnë të mbeten në lojë edhe për shumë kohë. Berisha theu të gjitha kriteret e Komisionit Nishani, duke vendosur vetë kandidimin “ku të ketë dëshirë”, siç u shpreh Lulzim Basha. Kurse Ilir Meta, i ulur në poltronin e Presidentit, flirton përditë me mend, me nga një post eventual ministri në qeverinë e re, përfshirë atë të ministit të brendshëm!

Kjo pamundësi totale e klasës politike shqiptare për të ndryshuar, stonon klithshëm sot, një ditë pas zgjedhjeve në Kosovë. Sepse kosovarët çuan për “skrap” me votë brezin që kishte bërë luftën, kurse ne nuk çojmë dot në pension as zullumqarin që bëri vitin e mbrapshtë ’97! Kjo është diferenca e madhe, që sot na nxjerr të turpëruar me Kosovën. Të tjerat janë vetëm pjesërisht të rëndësishme.

Next Post
Gjermania mbyll pjesërisht kufijtë për shkak të COVID/ Kritika e ministrit të Brendshëm: BE në vend që të na ndihmojë, na nxjerr…

Gjermania mbyll pjesërisht kufijtë për shkak të COVID/ Kritika e ministrit të Brendshëm: BE në vend që të na ndihmojë, na nxjerr…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025

‘Të dhunshëm janë ministrat’, Berisha flet për POLITICO. Rama: Demokratët s’i kam armiq që t’i ekspozoj ndaj botës

December 23, 2025
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Kriza e opozitës çoi në humbjen e thellë më 11 Maj. E bashkuar mund të fitonte

December 23, 2025
“Protesta i kaloi pritshmëritë”/ Boçi: Edhe deputetët kritikë ndaj Berishës e kuptuan çfarë do baza

Boçi zbulon planin e PD: Po mendojmë të futemi në grevë urie ose të ngujohemi në Parlament

December 23, 2025
Ukraina humb qytetin lindor të Siverskut

Ukraina humb qytetin lindor të Siverskut

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com