Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, godet sërisht. Ai është kthyer prap debatit mbi personat që urinojnë përgjatë Lënës apo në ambiente të tjera publike. Madje ai është shprehur se ndihet i pafat, pasi sa herë që kalon në këto vende i dalin përpara persona që urinojnë. Ndaj ai ka premtuar se do ti japë një zgjidhje për ti zhdukur këto pamje për qytetarët e Tiranës, pasi ky sipas tij është një shqetësim për këdo në Tiranë.
Diskutimi gjatë takimit të sotëm
Banorja: Unë desha të shtoja te projektet e tuaja të bëhen edhe banjo publike se nuk kalon dot, te rruga e Elbasanit nji, te Pazari i Ri dy, te Muzeu Kombëtar, që i kanë dhënë dhe televizionet. Besoj se kjo do ishte një gjë…
Halim Kosova: Të them diçka unë… unë e kam quajtur veten që kam shans dreqi, se sa herë kaloj po nuk i pash 5, 6, 7 vet, kur kaloj Lanën me makinë. Këtë e kemi të gjithë dhe gjithmonë them që kaq fat ters të kem unë. Po atë e kemi të gjithë qyteti. Do ti zhduk nga pamja e qytetit. Si? Duke I afruar mundësi që normalisht duhet ti ketë çdo njeri. Kështu që do ta shënoj, do ta shoh dhe te plani tjetër. Nuk e di pse nuk është këtu, por që ky është problem tea jo zonë, por te çdo lagje qenka problem. Shumë të falenderoj.
Edhe kjo e banjove është shumë e rëndësishme, por sikur mos ta mbyllshim me banjo do sithe më mirë…









