• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kosova importoi 4 miliardë euro prej Serbisë që nga lufta

by Java News
22/01/2017 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga përfundimi i luftës e deri më tash Kosova importoi nga Serbia produkte ushqimore dhe joushqimore në vlerë prej më shumë se 4 miliardë eurosh. Ndërkaq prodhuesit kosovarë për gati dy dekada në këtë shtet kanë eksportuar prodhime në rreth 100 milionë euro, shkruan sot, gazeta Zeri.

Shkëmbimet tregtare në mes të Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të rriten nga viti në vit, pavarësisht përkeqësimeve të raporteve politike mes këtyre dy shteteve.

Nga përfundimi i luftës e deri më tani Kosova importoi nga Serbia produkte ushqimore dhe joushqimore në vlerë prej më shumë se 4 miliardë eurosh. Ndërkaq prodhuesit kosovarë për gati dy dekada në këtë shtet kanë eksportuar prodhime në rreth 100 milionë euro.

Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës shihet se importet nga Serbia në vitin 2015 kanë arritur në 382 milionë euro derisa në anën tjetër eksportet e Kosovës në vitin 2015 kanë arritur maksimumin në 32 milionë euro. Duke u bazuar në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave shihet se importet serbe marrin pjesë me 14,5 për qind të totalit të përgjithshëm të importeve të vendit e që ka rritje në raport me vitet paraprake.

Selatin Kaçaniku, kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit, thotë se qytetar konsumator i Kosovës vazhdimisht manipulohet nga bizneset importuese, marketet, por edhe tregtarët. Sipas tij, trajtat e manipulimit janë më të sofistikuara siç janë të përgatitur mekanizmat e mbikëqyrjes e inspektimit të tregut dhe të mbrojtjes së qytetarit konsumator. “Faktikisht kemi të bëjmë me vartësi të ndikuar e të imponuar e jo me vartësi reale”, ka thënë Kaçaniku.

Sipas tij, të gjitha produktet, nga të gjitha shtetet me të cilat Republika e Kosovës nuk ka kontrata bilaterale të tregtisë, mund të jenë të rrezikshme.

 

Shahini: Linja të veçanta vetëm për Kosovën

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), thotë se Serbia ka strategji për të përfituar sa më shumë hapësirë në tregun e Kosovës. Sipas tij, shteti subvencionon prodhuesit në Serbi që eksportojnë prodhime në vendin tonë.

 

“Në Kosovë politikat fiskale deri më tani pothuajse janë të njëjta sikurse për importe të produkteve finale, sikurse për lëndë të parë. Kjo është arsyeja kryesore që prodhuesi vendas nuk e ka fuqinë konkurruese ndaj atyre importuese e sidomos nga Serbia”, ka thënë Shahini. Sipas tij, shteti i Kosovës në njëfarë mënyrë ka favorizuar tregtarët pasi që, sipas tij, politikat fiskale për prodhuesit vendorë janë të pafavorshme. Sipas tij, rritja e vazhdueshme e importeve ka dëmtuar rëndë prodhuesit vendorë.  “AKB-ja ka bërë një analizë hulumtuese më herët ku del se që nga paslufta e këndej Kosova ka importuar rreth 5 miliardë euro produkte të ndryshme nga Serbia. Sikur këto mjete të investoheshin në ngritjen e sektorit prodhues sot Kosova do t’i kishte punët shumë më mirë me eksport, por edhe me punësim” ka thënë Shahini.

Ai më tutje thotë se në njëfarë mënyre kosovarët kanë krijuar një lloj varësia nga produktet serbe pasi që, sipas tij, si në të kaluarën, ashtu edhe pas luftës tregtarët kosovarë kanë pasur raporte shumë të mira më tregtarët serbë.

Shahini thotë se produktet serbe mund të jenë të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve, pasi që, sipas tij, linjat e prodhimit për Kosovën nëpër fabrikat serbe janë të veçanta.

“Rreziku është gjithnjë prezent nga produkte që vijnë në Kosovë e që nga Serbia kanë destinacion vetëm Kosovën. Po ashtu shumë produkte nga Serbia për në vendin tonë vijnë përmes rrugëve alternative, të pakontrolluara nga Dogana dhe AVUK-u siç janë: duhani, alkooli, derivatet e naftës, medikamente të ndryshme.. etj”, ka thënë Shahini për gazetën “Zëri”

 

 Rexhepi: Neve na mungon inati

Ibrahim Rexhepi, njohës i materies ekonomike nga partia joparlamentare Aleanca Kosova e Re, thotë se prania e mallrave serbe në tregun kosovar është e madhe për shkak të lidhjeve të kahershme ekonomike që ka pasur Kosova me Serbinë. Sipas tij, rritja e importit të prodhimeve serbe në masë të madhe ka dëmtuar edhe prodhimet vendore në Kosovë.

“Duhet pasur parasysh se në vitin 1999, do të thotë pas vënies së Kosovës nën administrim ndërkombëtar, kufijtë me Serbinë janë trajtuar si kufij administrativë. Pra, hyrja e mallrave serbe nuk është ngarkuar me taksë doganore dhe kjo u ka dhënë pozitë më të volitshme konkurruese produkteve serbe në tregun e Kosovës”, ka thënë Rexhepi për gazetën “Zëri”. Sipas tij, po ashtu janë tregtarët që për shkak të afërsisë dhe kostos së lirë të transportit janë orientuar në Serbi e më pas ata në këtë shtet e kanë pasur më të lehtë të gjejnë furnizues. “Neve na mungon inati, na mungon një disponim nacionalist kur dalim në treg. Konsumatorët nuk duhet të blejnë produkte serbe. Së pari t’i venerojnë produktet vendore, pastaj ato të Shqipërisë e të vendeve të tjera të rajonit. Të fundit si mundësi për blerje duhen të jenë produktet serbe. Këtu edhe shteti ka mundur të luajë një rol me ndikim. Ndoshta jo edhe të ndërhyjë në mënyre direkte, por përmes masave jotarifore apo përmes ndonjë kostoje shtesë ta komplikojë importin nga Serbia. Por, në situatat e këtilla edhe masat e reciprocitetit janë të pranueshme dhe të kuptueshme”, ka thënë Rexhepi.

 

 

Viti                  Importe                       Eksporte

2005                152.257,000                8,158,000

2006                191.053,000                20,910,000

2007                222,534,000                19,280,000

2008                208,951,000                9,893,000

2009                210.901,000                3,504,000

2010                260.471,000                3,941,000

 

2011                254.917,000                7,198,000

2012                278.388,000                14,968,000

2013                285.356,000                14,463,000

2014                368,234,000                27,292,000

2015                382,129,000                32,262,000

 

Shumë të frikshme dhe gjithnjë e më shumë në ngjitje, që tregojnë se Kosova do përballet me vështirësi të zhvillimit të saj. (b.an)

Next Post
Gjendet nga policia 19 vjeçarja e larguar nga shtëpia: Ika me dëshirën time

Ikën nga banesa14-vjeçarja në Durrës, nëna kërkon ndihmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In