• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosova i kundërpërgjigjet Beogradit, i refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

by B K
25/12/2024 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova ia ka refuzuar kërkesën për vizitë ministrit serb për Informacion dhe Telekomunikacion, Dejan Ristiq, si kundërpërgjigje ndaj një vendimi të ngjashëm të marrë nga Beogradi. Lajmin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi Qëndresa Fazliu nga Zyra për komunikim në MJPD.

K2y vendim vjen pas veprimeve të Qeverisë së Serbisë për refuzimin e lejimit të vizitave të shumicës së përfaqësuesve të lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, veçanërisht të vizitave që synohen të kryhen në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, qëndrim ky që është ashpërsuar edhe më shumë gjatë muajve të fundit dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit për vizitat zyrtare”, tha Fazliu.

Nga MPJD-ja thanë se Ristiq kishte bërë kërkesë që të qëndronte në Kosovë nga 24 deri më 26 dhjetor. Më herët gjatë 25 dhjetorit, MPJD-ja tha se Serbia ia ka refuzuar kërkesën ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, për të zhvilluar një vizitë dyditore në komunat në jug të Serbisë, të banuar me shqiptarë. Sveçla ishte paraparë të qëndronte në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc më 23 dhe 24 dhjetor për t’u takuar me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës.

MPJD tha se kërkesa u refuzua edhe pse u ndoqën procedurat e parapara për vizita të tilla në bazë të Marrëveshjes së Brukselit për vizita zyrtare. “Si pretekst për refuzim janë theksuar qëndrimet dhe veprimet e ministrit Sveçla, të cilat, sipas Qeverisë së Serbisë, janë të drejtuara kundër komunitetit serb në Republikën e Kosovës si dhe kundër normalizimit, paqes dhe stabilitetit”, u tha në njoftim. Në janar të këtij viti, Serbia po ashtu kishte refuzuar kërkesën që Sveçla të qëndronte në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, komuna që njihen edhe me termin Lugina e Preshevës.

MPJD tha se në dy vjetët e fundit, Serbia rregullisht ka refuzuar vizitat e zyrtarëve të lartë qeveritarë të Kosovës, duke përmendur këtu vizitën e fundit që ishte paraparë të zhvillohej nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku më 19 dhjetor. MPJD tha po ashtu se edhe drejtueses së kësaj ministrie, Donika Gërvalla, i ishte refuzuar pjesëmarrja në pritjen vjetore të pavarësisë së Kosovës që ishte organizuar nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi më 27 shkurt dhe vizita, sipas këtij institucioni, u refuzua “pa asnjë arsyetim të vlefshëm dhe disa orë para se znj. Gërvalla të arrinte në pikën kufitare”.

“Veprime të tilla të Qeverisë së Serbisë kanë për qëllim të qartë mbajtjen e tensioneve me Republikën e Kosovës në shkallë të lartë. Janë pjesë e provokimeve të vazhdueshme, të cilat Serbia i bën në baza të rregullta dhe me qëllim të shkaktimit të konflikteve, ku aktet terroriste në Banjska dhe Ibër-Lepenc janë manifestimi më i dukshëm i këtyre synimeve nga ana e Serbisë”, tha MPJD-ja.

Edhe Kosova ka refuzuar kërkesat për vizita në Kosovë të zyrtarëve serbë. Në maj të këtij viti, shtetet perëndimore e kritikuan Kosovën pasi nuk e lejoi patriarkun serb, Porfirije, dhe disa priftërinj të tjerë të zhvillonin vizitë në Kosovë. Kërkesa për vizitë i është refuzuar po në maj edhe shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Çështja e vizitave zyrtare mes Kosovës dhe Serbisë rregullohet përmes një marrëveshjeje të arritur në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Këto vizita duhet të paralajmërohen përmes zyrtarëve ndërlidhës të Kosovës dhe Serbisë. Ndërkaq, autoritetet e shteteve përkatëse duhet t’i autorizojnë ato./Rel/

Next Post
Festat e fundvitit, pamjet magjike nga qendra e Tiranës

Festat e fundvitit, pamjet magjike nga qendra e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rëndësia e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për sekuestrimin e telefonave dhe pajisjeve elektronike

Rëndësia e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për sekuestrimin e telefonave dhe pajisjeve elektronike

January 15, 2026
10 ditë më parë u zhduk nga shtëpia, gjendet e varur në një pyll 22-vjeçarja

10 ditë më parë u zhduk nga shtëpia, gjendet e varur në një pyll 22-vjeçarja

January 15, 2026
Zgjedhjet e 11 majit, Alibeaj e zbulon: Ja pse zgjodhëm si aleat Dashamir Shehin

Enkelejd Alibeaj: Protestat me Berishën nuk sjellin asgjë ndryshim

January 15, 2026
Ministrja Spiropali dekorohet nga Zelensky me “Urdhrin e Princeshë Ollgës“

Ministrja Spiropali dekorohet nga Zelensky me “Urdhrin e Princeshë Ollgës“

January 15, 2026
Ish-Presidenti i UEFA-s bën propozimin e çuditshëm: Futbolli të luhet me 10 lojtarë

Michel Platini: Një grup njerëzish u bashkuan për të më asgjësuar

January 15, 2026
Emigranti 26-vjeçar arrestohet sapo zbret në Gjermani, përdhunoi në mënyrë të përsëritur motrën e tij të mitur

Emigranti 26-vjeçar arrestohet sapo zbret në Gjermani, përdhunoi në mënyrë të përsëritur motrën e tij të mitur

January 15, 2026
Nancy VanHorn ndan mesazhin e Trumpit: Siguria ekonomike është siguri kombëtare

Nancy VanHorn ndan mesazhin e Trumpit: Siguria ekonomike është siguri kombëtare

January 15, 2026
Kina dhe BE-ja arrijnë rezultate pozitive lidhur me automjetet elektrike

Kina dhe BE-ja arrijnë rezultate pozitive lidhur me automjetet elektrike

January 15, 2026
Kryeministri Rama mbledh të Shtunën kryetarët e bashkive në Golem

Kryeministri Rama mbledh të Shtunën kryetarët e bashkive në Golem

January 15, 2026
BE paralajmëron: Marrja e Groenlandës nga SHBA-të do të shënonte fundin e NATO-s

Përpjekjet e SHBA për të marrë në kontroll Groenlandën/ Sondazhi: 75 për qind e amerikanëve kundërshtojnë

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In