• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosova humb milionat nga BE për shkak të bllokadës politike, Osmani kërkon zgjidhje urgjente

by A R
29/10/2025 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja Vjosa Osmani do ta theksojë rëndësinë e miratimit të buxhetit të Kosovës si dhe miratimin e Planit të Rritjes së BE-së gjatë bisedimeve të ardhshme me partitë politike, tha për Radion Evropa e Lirë këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, pasi shoqëria civile në vend i bëri thirrja asaj t’i bashkojë partitë për ta miratuar buxhetin e ri.

“Presidentja do të bëjë thirrje për një kompromis politik, nëpërmjet të cilit do të garantohet interesi i Kosovës dhe i qytetarëve të saj, si dhe të sigurohet rruga përpara për avancimin e vendit”, tha Kupina të martën, 28 tetor.

Ai shtoi se Osmani “do t’i inkurajojë” partitë politike të bashkëpunojnë për ta shmangur çdo bllokadë që mund të ndikojë negativisht në mirëqenien e qytetarëve dhe në funksionimin e institucioneve të Kosovës.

Osmani pritet t’i thërrasë për konsultime partitë politike së shpejti, pasi të dielën, mandatari i parë për formimin e qeverisë së re, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, dështoi t’i fitojë votat e nevojshme për një mandat të tretë.

Kosova e bëri Kuvendin e ri muaj më parë, por dështimi javën e kaluar për ta formuar një qeveri të re, ka rritur rrezikun që vendi të hyjë në vitin 2026 pa buxhet.

Në një letër drejtuar Osmanit, 21 organizata të shoqërisë civile thanë se mungesa e buxhetit të ri do të paralizonte pagesat për pagat e mësimdhënësve, mjekëve, administratës publike, për transferet sociale të qindra mijëra qytetarëve të Kosovës, realizimin e punëve publike, dhe më shumë.

“E ardhmja financiare e vendit dhe mirëqenia e qytetarëve nuk duhet të bëhen peng i bllokadave politike. Ne besojmë se përvoja, autoriteti dhe roli juaj unifikues si presidente mund të jenë përcaktues për të shmangur një krizë që do të prekte shumë familje në Kosovë”, thuhet në letër.

Këto organizata i propozuan presidentes, siç thanë, disa “rrugë të mundshme ligjore dhe të zbatueshme”.

Ato kërkojnë që Qeveria në detyrë ta dorëzojë në Kuvend projektligjin e buxhetit për vitin 2026, apo Kuvendi i tanishëm të paktën ta votojë një zgjatje të buxhetit të tanishëm deri në fund të muajit mars 2026.

Ato gjithashtu kërkojnë ratifikimin e Marrëveshjes me Bashkimin Evropian për Planin e Rritjes, Marrëveshjes së Facilitetit, dhe Marrëveshjes së Huas.

Plani i Rritjes përmban një paketë prej 6 miliardë eurosh për të përkrahur përafrimin e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet evropiane.

Nga kjo paketë, Kosova mund të përfitojë mbi 880 milionë euro, por mosratifikimi i marrëveshjes me bllokun ka bërë që ajo të mos jenë në gjendje ta marrë asnjë qindarkë ende nga kjo shumë.

Por, a mundet një qeveri në detyrë të bëjë buxhet të ri?

Shumë ekspertë ligjorë vlerësojnë se Qeveria në detyrë nuk mund dhe nuk ka kompetenca për të propozuar buxhet për miratim në Kuvendin e ri të vendit.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë të hënën, eksperti i financave, Haki Shatri, tha se vetëm një qeveri me kompetenca të plota mund të ndërmarrë nisma për ndryshimin e ligjit për buxhetin, apo për vazhdimin e ndarjeve buxhetore edhe për muajt e parë të 2026-tës.

“Nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje që të funksionalizohet 1/12-a e buxhetit në janar, edhe tërmet të ketë, nuk guxon askush të ndërmarrë asgjë”, tha ai.

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave shtoi se pa një qeveri të re, në janar s’do të ketë para as për ushtrinë e Policinë.

Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus shkroi të martën në Facebook se Qeveria në detyrë – e zgjedhur nga legjislatura paraprake – nuk mund të propozojë projektligjin për buxhetin vjetor për legjislaturën e re.

“Kuvendi, që ende nuk ka zgjedhur qeverinë e re, nuk mund të miratojë ligje pa pasur qeverinë e vet që t’i zbatojë. Rregullorja e Kuvendit parashikon që projektbuxheti të shqyrtohet nëpër komisione parlamentare – komisione që ende nuk janë themeluar”, shkroi ai.

Ai tha se duhet të bëhet i qartë dallimi mes Qeverisë në dorëheqje dhe Qeverisë në detyrë, duke shpjeguar se Qeveria në dorëheqje është ajo që gjatë mandatit të saj, pas dorëheqjes apo shkarkimit të kryeministrit, vazhdon të ushtrojë funksionet deri në formimin e qeverisë së re, duke pasur ende Kuvend funksional, komisione të themeluara dhe kanale komunikimi Qeveri-Kuvend.

Ndërsa, sipas tij, Qeveria në detyrë është qeveri e zgjedhur nga legjislatura paraprake, që nuk ka lidhje institucionale me legjislaturën e re të dalë nga zgjedhjet.

“Prandaj, sipas Ligjit për Qeverinë, qeveria në dorëheqje mund të propozojë projektligjin për buxhetin, ndërsa kjo e drejtë nuk i njihet qeverisë në detyrë”, shtoi ai.

Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi shkroi në Facebook të hënën se Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë buxhetin, e as Kuvendi nuk ka të drejtë ta votojë propozimin e buxhetit të kësaj Qeverie në detyrë.

“Qeveria në dorëheqje i referohet një qeverie që është zgjedhur nga një legjislaturë e caktuar, e që vazhdon punën deri në momentin e zgjedhjes së Qeverisë së re, dhe jo në rastet kur Qeverisë i ka përfunduar mandati. Në rastin konkret, Qeveria në detyrë nuk është zgjedhur nga kjo legjislaturë dhe nuk i takon asaj”, shkroi ai./Marrë nga REL

Next Post
Merren të pandehura dy gjinekologe, neglizhuan pacienten duke çuar në humbjen e jetës së foshnjës

Merren të pandehura dy gjinekologe, neglizhuan pacienten duke çuar në humbjen e jetës së foshnjës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In