Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zgjedhur që të bëjë një urim me pak fjalë, por shumë domethënëse për 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Teksa ka postuar një foto nga ushtria, ajo shkruan “Të duam Kosovë, të lirë, të pavarur, sovrane e me aleatë. Urime ditëlindjen e 16-të.
Kur kanë kaluar 16 vite, ende sot Kosova përballet me sfida të mëdha, ku tensionet me Serbinë që vijon të hezitojë për ta njohur tashmë si shtet i pavarur, sa vijnë dhe po shtohen, e ku dialogu i ndërmjetësuar nga SHBA-BE duket se nuk po sjellë fryte.
/f.s