• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosova, ende probleme me liberalizmin e vizave

by Java News
13/10/2018 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova ende duhet të punojë për liberalizimin e vizave, ka thënë komisionarja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Mariya Gabriel, pas një takimi që ka pasur me zv.kryeministrin Enver Hoxhaj, ministrin e Inovacionit, Besim Beqaj dhe atë të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Për më tepër, institucioneve të Kosovës, sipas saj, u mbetet veç e veç të punojnë me vendet që të hiqen vizat më shpejt, raporton KTV.

“Kosova ka punuar shumë për të fituar liberalizimin e vizave dhe mund t’ju urojmë për të gjitha përpjekjet që i ka ndërmarrë Qeveria. Por, dëshiroj të jem shumë e saktë, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian flet me të njëjtin zë dhe ne fuqishëm e mbështesim. Është e rëndësishme që të vazhdoni me dialog me të gjitha shtetet anëtare për t’i bindur ato që të marrin vendimin sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Gabriel.

Komisionarja e BE-së ka tërhequr vërejtjen se Kosova duhet të jetë e kujdesshme sa i përket investimit në ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, projekt të cilin Banka Botërore ka refuzuar ta përkrahë.

“Dëshiroj që t’u përmbahem kompetencave të mia dhe do të thotë funksionit tim në Komisionin Evropian. E rëndësishme është se ne kemi dërguar një mesazh pozitiv për Kosovën, sepse ka një vendim për Ballkanin Perëndimor që të investohen 30 milionë euro në identifikimin e projekteve të rëndësishme, si për rajonin, ashtu edhe për vendin.

Kështu që, kjo është porosia ime, inkurajoj autoritetet që të vazhdojnë të punojnë, jo vetëm për kryeqytetet, po për vendet e largëta, për vende rurale”, ka thënë ajo.Ndërsa, për zëvendëskryeminstrin Enver Hoxhaj, inovacioni më i madh Evropian në Kosovë mund të jetë liberalizimi i vizave.

Hoxhaj nuk la pa përmendur edhe çështjen e harmonizim të qëndrimeve për dialogun Kosovë-Serbi. Ai përsëriti se Kadri Veseli bashkë me koalicionin qeverisës, që me çdo kusht të gjejnë një unitet, një platformë se si do të përfaqësohen në dialog.Ndryshe, vizita e komisionares së BE-në, Mariya Gabriel, është e para në Kosovë e fokusuar në Agjendën Digjitale në Ballkanin Perëndimor dhe mundësitë për ekonominë e Kosovës. (b.an)

Next Post
Rusia pezullon nisjen e të gjitha udhëtimeve për në hapësirë

Rusia pezullon nisjen e të gjitha udhëtimeve për në hapësirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

March 4, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

“E dimë ku do të takohen Khamenei dhe këshilltarët e tij”, telefonata e fundit Trump-Netanyahu që dha dritën jeshile për sulmin ndaj Iranit

March 4, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

“Gjyqi ndaj Beqajt, provë sesa i keq është ligji procedural”, Manjani: Kur gjykata bëhet edhe prokuror, drejtësia humb paanësinë

March 4, 2026
IKMT rikthehet në Orikum, prish dy objekte mes kundërshtimeve të pronarëve

Dhunoi drejtorin e ekzekutimit të vendimeve brenda IKMT-së, shpallet në kërkim i riu

March 4, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Trump kërcënoi me ndërprerjen e tregtisë, Sanchez: Mos përdor luftën në Iran për të fshehur dështimet

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

March 4, 2026
Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

March 4, 2026
Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In