Nëse një Kryeministër nuk e viziton, bie fjala, Washingtonin në vitin e parë të mandatit të tij, nuk mund të thuhet se ai po e kryen me sukses detyrën e tij. Kryeministri Kurti ende nuk është pritur në Shtëpinë e Bardhë dhe ky është një minus jo vetëm për të si politikan, por më tepër për Kosovën si shtet. Ai ka nevojë të komunikoj drejpërdrejt me Presidentin Biden, sepse çfarëdo politkke parimore të bësh në vend, ajo nuk mund tl ketë refletimin e duhur në Shtëpinë eBardhë nëse nuk shkon vet, me prek nga afër mbështetjen amerikane.
Nga Mehmet PRISHTINA
Një Putin i vogël me emrin Vuçiq ka kërcënuar Kosovën dhe Malin e Zi me “pasoja afatgjate” nëse nuk lejojnë që brenda territoreve të tyre të organizohen zgjedhjet e Serbisë së 3 prillit.
Edhe çka duhet të ndodhë që Perendimi ta kuptojë se Vuçiqi nuk po bën hajgare?!
Apo, ndoshta po presin të ndodhë në praktikë kërcënimi i Vuçiqit dhe tek pastaj të merren “masa të ashpra” ndaj tij.
Sipas një njoftimi të lëshuar të hënën nga zyra e kryeministrit Krivokapiq, Ministria e Jashtme malazeze kishte vendosur të refuzonte kërkesën e ambasadës serbe pa e njoftuar kryeministrin dhe shumicën e ministrave në qeveri.
Ata thanë se qeveria e udhëhequr nga zoti Krivokapiç, nuk ka marrë vendim për hapjen e qendrave të votimit në Mal të Zi, ku do të votonin qytetarët serbë që aktualisht jetojnë në vend.
“Vendimi i Ministrisë së Jashtme për të refuzuar kërkesën e Ambasadës së Republikës së Serbisë për hapjen e qendrave të votimit në Berane, Sutomore dhe Budva, për procesin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, parlamentare dhe lokale që pritet të mbahen më 3 prill në Serbi, është bërë nga ministri i jashtëm, Gjorgje Raduloviç”, thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit.
Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti deklaroi se për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Serbisë edhe në Kosovë, duhet të ketë një marrëveshje ndërmjet dy shteteve. Ai gjatë një takimi virtual me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike e konsullore të Kosovës, tha se “nuk dëshirojmë t’ia pamundësojmë të drejtën e votës qytetarëve të Republikës sonë që kanë dyshtetësi, por në të njëjtën kohë nuk mund të veprojmë në kundërshtim me ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit”.
“Ndaj të dyjave do të sillemi me përgjegjësi”, u shpreh kryeministri Kurti, por ende nuk e dijmë se si do të zhvillohen gjërat nëse ai insiston në mbrojtjen e “ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së vendit”.
Nëse pyetet Vuçiqi, Kosova nuk ka të drejtë të mbrojë kurrfarë ligjshmërie dhe kushtetutshmërie, pasi që, sipas tij, Kosova nuk është shtet. Ngjashëm si Putini. Edhe ai po thotë se Ukraina nuk është shtet, kurse ukrainasit nuk janë të vetëdijshëm për identitetin e tyre.
E njejta retorikë, e njejta skemë mentale. Dallimi qëndron në faktin se Putini ka kapacitete më të mëdha shkatërruese, kurse Vuçiqi nuk është i vetëdijshëm për vogëlsinë e tij kundrejt një kodre të lartë me pengesa ushtarake e politike të NATO-s dhe Amerikës.
Por, në anën tjetër, nën hijen e asaj kodre të lartë, politikanët e Kosovës, kush më shumë e kush më pak, po mundohen ta ngushllojnë paaftësinë e tyre me disa veprime e deklarata që nuk janë të denja për një politikë që ndodhet para kërcënimeve të jashtme serioze. Në njërën anë, e kemi Qeverinë dhe Presidencën të cilat ende nuk po veprojnë në pajtim me situatat emergjente të sigurisë, kurse në anën tjetër kemi segmente të caktuara opozitare të cilët kanë zgjedhur diasporën për të kompensuar boshllëqet e veprimit të papërgjegjshëm politik brenda vendit. Diaspora ende po shikohet si ajo lopa që mund të milet edhe pa i dhënë ushqim! Madje edhe në kundërshtim me atë thënien gjermane “lopa që milet nuk prehet”.
Politikat shtetërore testohen kur vendi ballafaqohen me kriza të natyrave të ndryshme. Agresioni rus në Ukrainë e ka bërë shumë të qartë këtë testim, madje edhe shtetet shumë më të fuqishme se Kosova. Por, kjo e fundit nuk e ka luksin të sillet sikur i ka të gjitha kapacitetet ushatarke e ekonomike. Nuk mjaftojnë deklaratat e Kryeministrtit dhe të Presidentes, sepse me deklarata rreziqet nuk parandalohen.
Në situata të tilla çdo kush e ka më lehtë të kritikojë se sa të bëjë ndonjë punë konkrete. Por edhe këshilla është punë. Politikanët tanë nuk duhet të kenë alergji ndaj këshillave, sidomos kur ato vijnë nga profesionistët dhe nga ata që qëllim parësor kanë Kosovën. Kjo edhe për faktin se tani kemi plot njerëz që vetëm kritikojnë, por që nuk ofrojnë ndonjë alternativë, që nuk tregojnë se kah është udha për të kapërcyer krizat.
Shtëpia mbahet me miq. Edhe Kosova u bë shtet falë miqëve të mirë e të fortë. Por, sa po arrijmë t’i mbajmë miqtë, sepse ata nuk mund t’i kemi përgjithmonë nëse nuk i trajtojmë si duhet. Miqtë madje duhet edhe vizituar. Presidentja dhe më tepër Kryeministri, sikur kanë ngecur në këtë drejtim. Ata janë mbyllur brenda komunikimeve virtuale. Por kjo nuk mjafton në këto momente krizash që po trokasin në dyert e Kosovës.
Nëse një Kryeministër nuk e viziton, bie fjala, Washingtonin në vitin e parë të mandatit të tij, nuk mund të thuhet se ai po e kryen me sukses detyrën e tij. Kryeministri Kurti ende nuk është pritur në Shtëpinë e Bardhë dhe ky është një minus jo vetëm për të si politikan, por më tepër për Kosovën si shtet. Ai ka nevojë të komunikoj drejpërdrejt me Presidentin Biden, sepse çfarëdo politike parimore të bësh në vend (madje edhe lufta kundër korrupsionit), ajo nuk mund të ketë reflektimin e duhur në Shtëpinë e Bardhë nëse nuk shkon vet, me prek nga afër mbështetjen amerikane.
Gabohet Kryeministri Kurti nëse mendon se duke qëndruar i mbyllur në kabinetin e tij, mund të bëjë politika të mëdha, ku ministrat e tij ia bëjnë qejfin dhe ia rrahin supet. Ministrat kanë nevojë ta marrin me të mirë Kryeministrin, por ky i fundit duhet të ketë kujdes se nga kush po ledhatohet. Duhet të ketë kujdes sidomos nga ata ministra që para dite ia bëjnbë rrafsh Kryeministrit, kurse pas dite zhvillojnë beteja të tyre private për interesa të ngushta të ndonjë lobi grupi kundër konkurrentëve të tjerë në biznes.
Prishtinë, 22 mars, 2022