Pas fotos së publikuar në rrjetet sociale të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Ai shoku në Beograd luan me kukulla në Facebook. Publikoi një hartë leshi” – mësohet të ketë komentuar shefi i ekzekutivit shqiptar nga Kukësi ku po vaksinohen 250 mjekë nga Kosova.
Vendosja e flamurit të Serbisë, mbi hartën e Republikës së Kosovës, nga ana e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ngjalli reagime të shumta.A i, e quan si masakër ndaj serbëve të Kosovës atë që ndodhi në Mars të 2004.
17 vjetorin e trazirave, Vuçiç vendosi ta përkujtojë me një fotografi kontroverse që ngjalli shumë debat në opinion publik.
Ai në profilin e tij zyrtar në Instagram ka shpërndarë një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë duke shkruar krahas saj se më asnjëherë s’do të lejojë të ndodhë përsëri një ngjarje e tillë.
/a.r