Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, në një intervistë me Klan News, foli për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë më datë 28 dhjetor 2025.
Hoxhaj tha se vendi ndodhet në një krizë të rëndë ekonomike dhe politike e se për këtë, fajtor është Albin Kurti. Ai shprehu bindjen se pas 28 dhjetorit, PDK do e drejtojë qeverinë e Kosovës.
“Kosova është në një krizë politike e ekonomike, për shkak të Albin Kurtit. Po presim zgjedhjet, me qëllim që të dilet nga kjo krizë e rëndë ku është zhytur vendi. Presim që pas 28 dhjetorit, të udhëheqim vendin. Në Kosovë nuk ka një kulturë politike që të ketë koalicion para zgjedhjeve, por është kulturë, që koalicionet të krijohen pas zgjedhjeve.
Albin Kurti ka qenë gjithmonë një udhëheqës folklorik, nuk është serioz për të drejtuar vendin. Unë e kam takuar Thaçin dhe krerët e tjerë të UÇK-së në Hagë, më shumë kemi biseduar në aspektin miqësor. Edhe ata presin që situata të ndryshojë në Kosovë”, tha Hoxhaj.
Kosova mban zgjedhje të jashtëzakonshme më datë 28 dhjetor. Prej kohësh, vendi ndodhet në një krizë institucionale.











