• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kosova dhe Shqipëria, kaosin e kanë prej babëzisë së elitave

by Ben Andoni
24/03/2016 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nuk ka ditë që në Kosovë të mos dëgjosh për një djegje, kërcënim dhe shumë mohime. Nëse do të merreshin të vërteta këto që thonë një sërë kinse luftëtarësh, atëherë Kosova i bie të mos ketë luftuar as edhe një grimë dhe pavarësia t’i jetë dhuruar. Mbase në një realitet disi tjetër, por njësoj një tufë kinsesh, që përbëjnë sot në masë elitën politike të Tiranës, vetëm anatemojnë. Së pari njëri-tjetrin, pastaj gjithkënd që s’është i vathës së tyre. Dhe, ndodh, që ndërsa në Kosovë populli pret të përfaqësohet, opozita ka braktisur parlamentin, duke ia bërë krejt të qetë pozitës të miratojë lehtësisht çdo gjë, që hedh në shqyrtim. Kështu, s’u pyet askush për Demarkacionin edhe Assosacionin qoftë edhe kur s’respektohej Kushtetuta. Njësoj në Shqipëri, ku parlamenti shqiptar nga dita në ditë po bjerret prej retorikës boshe për reformat dhe akuzave të paskrupullta e gati mizore, që për fat të keq, nuk kanë përcjellë askënd pas hekurave.

Në Shqipëri jemi dëshmitarë të shtyrjes në kalenda të dy prej çështjeve kryesore që kanë përbërë direkt krim. “21 Janari” me katër demonstrues të vrarë dhe “Gërdeci” me 26 të vdekur, por përgjegjësit realë të tyre, jo vetëm s’u ka hyrë gjëmbi në këmbë por përbëjnë sot e mot një pjesë të elitës politike shqiptare.

Njësoj në Kosovë, ku vetë kryeministri Isa Mustafa, është i akuzuar me përvetësimin e fondeve të  Luftës dhe duke vazhduar me presidentin Thaçi, emri i të cilit lakohet shpesh por ende pamundur të provohet për tregti armësh dhe një sërë akuzash të tjera etj., babëzia për pushtet nuk njeh kufi.

Cilido e kupton se faji qëndron në atë grup që një popull përcjell dhe i delegon përmes zgjedhjeve drejtimin e punëve të shtetit të të gjithëve por që në teorinë sociologjike dhe politike është në fakt një grup i vogël, që arrin të kalcifikohet në pushtet dhe kontrollon dhe zotëron me rrotacion brënda llojit sasinë më të madhe të pasurisë kombëtare dhe kuptohet të tërë fuqinë politike të vendit. Ajo që rrjedh nga përpjestimi i zhdrejtë i pakicës që ka fuqinë e madhe politike dhe pasurinë e vendit me pjesën tjetër që drejtohet, rezulton të përbëjë të gjitha burimin e konflikteve sociale. E ndërsa në botën e qytetëruar shpërndarja e të mirave materiale ka filluar ta zbusë disi hendekun, në vendet ish-komuniste elita militante që u bë e pasur nga konjuktura e momentit, nuk njeh asnjë lloj rregulli. Dhe kjo bën që Thaçi e Mustafa sot në Kosovë; Berisha dje dhe Rama sot në Shqipëri, të mos ndalen para asgjëje, thjesht për të përjetësuar pushtetin e tyre, qoftë edhe me flirtet nga më të turpshmet dhe babëzi të pamasë, ku qeveria e Mustafës nuk e ka për gjë të mos respektojë Kushtetutën e vendit, kurse Rama të bëjë një ritiradë të turpshme, thjesht të mbajë mandatin.

Për fat të keq, rasti i Kosovës dhe i Shqipërisë po e tregon faktikisht tani që edhe pse jemi shtete të pavarura dhe nuk na diktojnë më komunistët, elita jonë është shumë më regresive, pasi e kthen në përfitim të vetin dhe të vathës së vet çdo gjë që prek. Shpesh, edhe me të padrejtë.

Next Post

“Krujfizmat”, thënie proverbiale nga Johan Cruyff

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

March 13, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

March 13, 2026
Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

March 13, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

March 13, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Avokati: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në se nuk duan Berishën

March 13, 2026
Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

March 13, 2026
Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

March 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 13, 2026
Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In